Tete shfaqje ne javen teatrore te te rinjve
Nisi mbreme Java teatrore e te rinjve gjate se ciles do te shfaqen 8 pjese teatrale. Ky aktivitet eshte pjese e projektit Fondi publik per te rinjte 2010 financuar nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Festivali i te rinjve nisi me pjesen me regji te Sonila Kapidanit Per mua ate dhe te tretin me autor Haqif Mulliqi ku interpretojne Petrit Neziri Armela Demaj Ledjon Zoi dhe Qendrim Rijani. Sot ne mbremje do te shfaqet pjesa e shkruar dhe me regji te Klodiana Kadillarit Pikellim. Neser mbrema do te shfaqet vepra e Ray Cooney dhe Gene Stone me regji te Rozina Kostanit Pse nuk rri per mengjes ku interpretojne aktoret Helidon Fino Luli Bitri dhe Elidon Alika. Programi vijon me Zonjusha Zhuli e dramaturgut August Strinberg nen regjine e Luljeta Hoxhes ku interpretojne Nik Xhelilaj Olta Gixhari dhe Ermela Ruri. Le te bejme seks nje veper e shkruar nga autori rus Valentin Krasnogorov vjen nen regjine e Elma Dorezit ku interpretojne aktoret Devis Muka Marsela Lena Cubi Metka Klodian Hoxha dhe Lisa Kujofsa vijon javen e te rinjve ne daten 20 dhjetor. Ne daten 21 dhjetor do te vijoje komedia me regji te Alma Hotit Nusja dhe vjehrra nga Carlo Goldoni ku interpretojne aktoret Julian Deda Gentian Zenelaj Anila Mucaj Manjola Merlikaj etj. Java teatrore vijon me dramen Muzika 2 te Margarete Duras me regji te Najada Elmazit ku interpretojne Eni Jani dhe Dritan Borici. Vepra e Neil Simon Andi dhe Norman me regji te Andia Xhungas ku interpretojne Indrit obani Eftiola Lacka dhe Ervin Doko mbyll Javen e te Rinjve. Diten e fundit do te ndahen edhe cmimet per te gjithe komponentet regjine aktrimin skenografine etj. Veprat shfaqen ne sallen e vogel te Teatrit Kombetar.