Hera e parë që jam ndjerë seksi (VIDEO)
Ajo hedh pas flokët e kuq dhe ngjitet në tub. Audienca nis të duartrokasë. Peshon 115 kilogram dhe nuk është kërcimtarja tipike e tubit. Por amerikania Luayne Barber- me emrin e skenës Lulu- ka sfiduar femrat me trup elegant.
26 vjeçarja nga Merilendi është ndoshta femra më aktive në kërcimin në tub në komunitetin e saj, duke konkurruar vazhdimisht. Prej tre vitesh kërcen në tub natën, kurse ditën punon në një koncensionar makinash. Thotë se e kishte të vështirë në fillim të bënte diçka të tillë. Por u habit kur pa se e pritën mirë. Burri i saj mbetet tifozi i saj numër një. Madje edhe në shtëpi ka vendosur një tub për tu praktikuar. Në Youtube ka një kanal që i është dedikuar asaj dhe përpjekjeve ambicioze. Është herë e parë që ja ndjerë seksi në vite, thotë Lulu. Nuk do lejoj kurrë që pesha të pengojë këtë që po bëj.


