E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti Diagnoze e hershme per te miturit qe nuk degjojne

Femijet qe vuajne mungesen e degjimit fale kujdesit te Ministrise se Shendetesise dhe Kooperacionit italian per Zhvillim do kene nje mbeshtetje me te madhe. Ne saje te projektit Diagnoze e hershme dhe integrim social per te miturit qe nuk degjojne ne Shqiperi. Aktiviteti ne fjale eshte nje akt formal per dorezimin e punes nga enti ekzekutues i projektit te autoriteteve kombetare dhe nje rast per paraqitjen e disa prej rezultateve me te rendesishme te arritura nga projekti ne keta tre vjet qe ai operon ne Shqiperi. Projekti Diagnoze e hershme dhe integrim social per te miturit qe nuk degjojne ne Shqiperi ka kontribuar ne pajisjen me teknika te fjales se fundit te strukturave shteterore kompetente ka zhvilluar aktivitete trajnimi te personelit lokal te specializuar ne logopedi dhe rehabilitim prane Institutit per personat qe nuk degjojne ne Tirane dhe prane qendres kombetare per Mireqenien Zhvillimin dhe Rehabilitimin e Femijeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›