E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hercules kërkon Maloudan

Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 20:49

Hercules është duke përgatitur ofertë prej 7 milionë funtesh për mesfushorin e Chelseas, Florent Malouda, kanë bërë të ditur mediet spanjolle të enjten.

Reprezentuesi francez ka qenë vazhdimisht pjesë e formacionit bazë të ekipit londinez gjatë këtij sezoni dhe ka shënuar nëntë gola, duke përgatitur katër të tjerë.

Por, sipas njoftimeve, 30 vjeçari është njëri prej futbollistëve që mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni dhe Hercules shpreson të bashkojë Maloudan me yllin tjetër francez David Trezeguet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›