Cesar, këmbë në shtëpi!

Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 17:42
Portieri i Interit, Julio Cesar ishte protagonist i gabimit që i mundësoi Mario Gomezit të shënonte golin e fitores 1-0 për Bayern Munichun në minutën e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes së parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve në Giuseppe Meazza.
E përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka shkruar se braziliani u ka kërkuar falje bashkëlojtarëve dhe tifozëve, ndërsa pas daljes nga zhveshtorja ka preferuar ta lërë veturën dhe të kthehet këmbë në shtëpi. Cesar banon afër stadiumit dhe duket se ishte thelluar në mendime.