E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhirkov, drejt largimit

Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 18:03

Yuri Zhirkov ka bërë të ditur se do të largohet nga Chelsea, nëse nuk zë vend në formacionin bazë para përfundimit të sezonit. Mesfushori i majtë së fundmi është kthyer pas tre muajve mungese, për shkak të një lëndimi në thembër.

Ai ishte përforcimi i parë i menaxherit Carlo Ancelotti, kur iu bashkua klubit nga CSKA Moska për 18 milionë funte në verën e vitit 2009.

“Objektivi im i vetëm për momentin është të kthehem në ekip. Nëse nuk arrij, do të filloj të mendoj për mundësi tjera”, tha Zhirkov për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›