E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez do të mbetet në Evropë

Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 22:02

Menaxheri i Carlos Tevezit, Kia Joorabchian ka mohuar se ylli i Manchester Cityt dëshiron të luajë për Corinthiansin, duke theksuar se sulmuesi argjentinas do të mbetet në Evropë së paku edhe për tri vitet e ardhshme.

Joorabchian dha një intervistë në Amerikën e Jugut, ku kishte sugjeruar se Tevez dëshiron të kthehet në Corinthians, por tani ka mohuar që klienti i tij do shkojë në Brazil në fund të këtij sezoni.

“Ajo ka qenë një deklaratë e keqinterpretuar. Më lejoni të sqaroj gjërat: Carlos planifikon të mbetet në Evropë për tri vitet e ardhshme, minimum. Pas kësaj askush nuk e di se çka mund të ndodhë. Mirëpo, Tevez ka respekt për ish klubet e tij, përfshirë West Hamin si dhe Corinthiansin e Boca Juniorsin”, deklaroi Joorabchian për ESPNsoccernet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›