E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëndrimi i vendeve të BE-së ndaj këtij procesi në Rumani

Autori i Lajmit: red.
Gjykata Kushtetuese vendosi që para se të kryhen hetime për politikanët e nivelit të lartë duhet vendimi i parlamentit. BE-ja mendon se kjo është një përpjekje e re për ta dobësuar luftën kundër korrupsionit në nivelin më të lartë.Markus FerberBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Markus FerberEurodeputeti gjerman Markus Ferber (CSU) tha për DW: "Ky është një interpretim krejtësisht i gabuar i imunitetit parlamentar në luftë kundër korrupsionit. Madje do të ishte në favor të deputetit që akuzohet që të ketë mundësi të dëshmojë pafajësinë. Jam i zhgënjyer për atë që po ndodh aktualisht në Rumani. Megjithë kritikat masive nga Brukseli dhe Strasburgu si dhe nga shtypi rumun dhe evropian parlamenti rumun deri tani ka votuar gjithmonë në mbrojtje të politikanëve si Adrian Nastase apo ish-ministrit të transportit Miron Mitrea, duke mos e lejuar drejtësinë të hetojë.

Nastase e sheh veten si viktimë të luftës politike

Kështu edhe më 24 qershor, kur do të votohej për vazhdimin ose jo të hetimeve ndaj Nastases dhe Mitreas. Për shkak të mungesës së shumë deputetëve në votim, ky u shpall i pavlefshëm. Socialdemokratët e Nastases sulmuan me atë rast si zyrën për luftimin e korrupsionit DNA ashtu edhe ministren e drejtësisë, Monica Macovei. Nastase e quajti veten viktimë të një fushate kundër tij dhe kritikoi ashpër edhe presidentin Traian Basescu, i cili sipas tij nuk ka për qëllim të luftojë korrupsionin apo të përmirësojë jetën e rumunëve, por të dëmtojë sistematikisht kundërshtarët e vet politikë edhe me ndihmën e prokurorëve që i ka emëruar vetë. Pas dështimit të votimit në qershor presidenti Basescu u bëri thirrje deputetëve që ta përsërisin votimin në një sesncë të posaçme gjatë pushimeve verore. Pas kritikave të ashpra të BE-së që u shpreh madje edhe për një bllokadë që po i bënte parlamenti drejtësisë, deputetët e pranuan organizimin e një seance të tillë. Për rifillimin e hetimeve ndaj Nastases dhe Mitreas janë të nevojshme dy të tretat e votave. Por edhe pse askush nuk mund të thotë se si do të shkojë votimi, një gjë është e qartë. Qeveria e kryeministrit aktual Calin Popescu Tariceanu emëroi para dy ditësh një shef të ri në krye të zyrës për luftimin e korrupsionit. Mandati i prokurorit të angazhuar në këtë çështje Daniel Morar mori fund dhe atij nuk iu zgjat mandati.

Ky lajm është publikuar: 14/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›