Mesjeta, “blasfemitë” që çuan në zjarr skolastikët e mëdhenj
Autori i Lajmit: red.
″Ju lutem, këto libra medoemos t i dërgoni diku. Dërgojini në universitet në Kajro ose në Fes. Për to këtu në Garnatë nuk ka shpëtim″.(Një zonjë plakë e Granadës, dhjetor, 1499, Granadë - Spanjë)
Terrori ndaj librit ishte një nga fatkeqësitë më të mëdha të historisë së fjalës së shkruar. Mesjeta evropiane është e mbushur me raste të këtilla. Kështu që në këto kohë kisha ishte ajo që bënte vlerësimin e librave, se cilat janë për në stivë, e cilat për t′u lexuar. Gjatë historisë së kishës u paraqitën mjaft libra të cilat konsideroheshin si të rrezikshme. Librat e tillë ndaloheshin, ndërsa autorët ndiqeshin në mënyrë të pamëshirshme. Shembulli më i vjetër i ndalimit të librave në histori është shënuar që nga koha antike, atëherë kur në Athinë në shekullin V para erës së re filozofi grek, Protagora kishte shkruar një tekst në të cilin blasfemoheshin zotat pagan. Për këtë shkak, me vendim të udhëheqësisë së qytetit, në vitin 411 p.e.r. tekstet e tij u dogjën, ndërsa Protagora u dëbua nga Athina.
Gjatë periudhës romake, perandori Dioklecian në vitin 297 të erës së re do të urdhërojë të digjen të gjitha librat, bibliotekat, si dhe të mbyllen të gjitha shkollat të cilat paraqesin rrezik potencial për stabilitetin e Perandorisë Romake. Ai filloi me manihejët, librat e të cilave i dogji pa mëshirë, ndërsa në vitin 303 të erës së re lëshoi një urdhër kundër të krishterëve. Pas këtij urdhri pësuan shumë libra fetare të krishtera, madje edhe një numër i madh klerikësh dhe priftërinjsh të krishterë. Në vitin 333 të erës së re, mbreti Konstandin urdhëron të digjen të gjitha librat e teologut të krishterë Arianusit nga Aleksandria (vdiq në vitin 336 të erës së re), fraksioni i të cilit quhej arianitë.
Djegia e librave heretikë
Ndërkaq, në Koncilin e Parë të Kostandinopojës të mbajtur në vitin 381 të erës së re, gjatë periudhës së mbretërisë së Theodosiut I, u soll vendim për djegien e të gjitha librave të heretikëve, të ashtuquajtura pneumatomaha. Po ashtu perandori i Perandorisë perëndimore romake Valentiani III dhe perandori i Perandorisë Lindore Romake Marcijani, në vitin 455 të erës së re sollën një ligj me të cilin urdhërohej djegia e librave të heretikëve, ndërsa mbreti Jovijan urdhëroi të digjet biblioteka pagane e Antiokisë.
Në vitin 325 të erës së re, koncili i mbajtur në Nike solli edikt zyrtar me të cilin ndaloheshin disa nga librat fetarë, që në përditshmërinë religjioze krishtere (veçanërisht në ato vende ku frekuenca intelektuale, filozofike e teologjike ishte më evidente, si në Jerusalem, Damask, Aleksandri etj.) kishin domethënie të madhe religjioze. Në të vërtetë, ato ishin një numër i madh i ungjijve, rreth treqind sosh, të cilët atëherë ishin në qarkullim dhe përdoreshin gjatë riteve kishtare. Nga të gjithë ungjijtë aktualë, vetëm katër prej tyre u zgjodhën si ungjij kanonikë, ndërsa të gjithë të tjerët u zhdukën, përfshirë këtu edhe Ungjillin e Barnabës. U vendos që të gjithë ungjijtë e tjerë (qofshin ato të shkruara në gjuhën hebreje, greke, siriane ose arameje) të zhduken. Kështu që janë djegur rreth 270 versione të ndryshme të Biblës. Poseidimi i ungjijve jokanonikë e të paautorizuar nga Kisha, konsiderohej vepër penale. Ai, i cili kapej me ndonjë kopje të paautorizuar të Ungjillit, Kisha e dënonte me vdekje.
Papa Damasus (304-384 të erës së re) kishte urdhëruar që Ungjilli i Barnabës të mos lexohej. Ndërsa Evangelium Barnabe (Ungjilli i Barnabës) si të ndaluar e shohim edhe në dekretin e lëshuar nga Glasiani (në vitin 496 të erës së re). Ky dekret vazhdoi të jetë në fuqi edhe më vonë, duke u rimbështetur edhe nga papa Hormisidasi (514-523). Të gjitha librat që përmbanin ide të kundërta me trininë (njërën nga dogmat themelore për të krishterët) me të cilat kisha zyrtare nuk pajtohej, u ndaluan. Zyrtarët e krishterë vazhdimisht jepnin edikte që ishin për ndalimin e librit, madje librat shpeshherë përfundonin edhe në zjarr, gjë që ndodhi edhe me librat e nestorianëve. Në të vërtetë nestorianizmi ishte një fraksion kishtar i themeluar nga patriku i Kostandinopojës që quhej Nestorius (381-451), fraksion ky i cili me të madhe kishte filluar të përhapet edhe në Palestinë, Irak, Liban, Azi të Vogël, Siri, Jordani etj.[6], ndërsa më i theksuar ishte në lindje të Sirisë, pikërisht në Edesë. Pikëpamjet e Nestorit dhe të nestorianëve shkaktuan reagime dhe polemika të ashpra në qarqet kishtare bizantine, ndërsa në Koncilin e Efesit që u mbajt në vitin 431, nestorianizmi u gjykua si herezi. Më vonë, (në vitin 489 të erës së re) perandori Zenon do të urdhërojë që shkolla nestoriane në Edesë të rrënohet. Pas këtij diskualifikimi kishtar, nestorianët u detyruan të kalojnë në Persi, ku sundonin Sasanidët. Më vonë, nestorianizmi u përhap edhe në shumë vise të tjera arabe, ndërsa mbrojtje më të sigurt gjetën gjatë kalifatit islam të dinastisë abasite.
Titujt e librave të ndaluar nga Kisha
Në analet e historisë së librit (me këtë edhe të bibliotekës) u bë i njohur edhe dekreti i njohur kishtar Decretum Gelasianum (v. 494 të erës së re), përmes së cilit u ndaluan një numër i madh i librave për opinionin. Në të vërtetë, Decretum Gelasianum ishte një dokument-indeks ku qëndronin titujt e librave të ndaluara nga Kisha, gjegjësisht me urdhër të papës Gelasi. Në mesjetën e hershme numri i ndalesave dhe i dënimeve do të shtohet në atë masë, saqë do të dobësohet monopoli kishtar ndaj prodhimit të librit. Djegiet të librave që ishin me karakter të ndryshëm, si ato shkencor e teologjik, ishin bërë përditshmëri. Siç thuhet, në tubimin kishtar të Lateranit në Romë, që u mbajt në vitin 743 të erës së re, është sjellë një vendim me të cilin urdhërohet që tekstet teologjike të Adalbertit të zhduken në tërësi.
Si vazhdimësi e këtyre censurave rigoroze ndaj librit, mund të konsiderohet edhe këshilla e papës Nikolla I (858-867) drejtuar hanit bullgar Borisit, të cilin e këshillon se si duhet vepruar me librat e konfiskuara nga myslimanët në territorin e atëhershëm bullgar (shek. IX). Në të vërtetë ky është një dokument nga Arkivi i Vatikanit ku në kreun CIII të atij dokumenti me titull Response Nicolai I Papae ad consulata Bulgarorum thuhet: ″Ju pyetni ç′duhet bërë me librat heretikë, për të cilët pohoni se gjenden te ju, kurse i keni marrë nga saracenët. Ata, natyrisht, nuk duhet ruajtur, sepse sikur që është e shkruar (në Enciklikën mbi Korintasit), kuvendimet e këqija e prishin moralin e shëndoshë, prandaj dorëzojani zjarrit si të dëmshme dhe heretike″.
Nga ky tekst i Papës kuptohet qartë se sundimtari bullgar Borisi kishte kërkuar përgjigje konkrete për librat e saracenëve (myslimanëve), pasi këta kishin qenë të detyruar të konvertojnë prej fesë islame në krishterizëm. Është me rëndësi të përmendet se nga ky rast kuptohet edhe një fenomen tjetër, që ka të bëjë me konfliktet brendakishtare të shekullit IX. Fjala është për skepticizmin e shumë sundimtarëve të Ballkanit ndaj Kishës: Hamendja apo dilema politike se kah duhet orientuar; nga Bizanti ose Roma?! Kjo tregon se orvatjet për supremacion fetar (skizmatik brendakishtar) ishin mjaft evidente në përditshmërinë evropiane, madje historia mesjetare evropiane është e mbushur me konflikte të ashpra ndërkrishtere, gjegjësisht me lufta të ashpra kundër dijetarëve dhe ″heretikëve″, për çka në hollësi shkroi edhe Maks Beri.
Me paraqitjen e Inkuizicionit në skenën e Evropës së krishterë, horizonti i veprimit intelektual dhe ai i mendimit të lirë do të ngulfatet mjaft. Inkuizicioni ishte themeluar me qëllim që t′i dënojë të gjitha llojet e herezisë në brendinë e Evropës së krishterë. Mirëpo Inkuizicioni nuk u ndal vetëm këtu, por ai u zgjerua edhe kundër hebrenjve dhe myslimanëve, si dhe kundër kulturës islame në Spanjë.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008