E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosnjohja e diplomave të UNMIK,reagojnë ashpër partitë shqiptare

Autori i Lajmit: red.
Vendimi i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë për mosnjohjen e formularëve dhe diplomave me vulë të UNMIK-ut, ka ngjallur reagime të ashpra tek popullsia dhe partitë politike në Luginë të Preshevës.Për këtë vendim deputeti dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi ka kërkuar nga kryeministri, Cvetkoviç që të rishqyrtojë situatën pasi nëse nuk tërhiqet ky vendim do të bllokojë institucionet që punojnë në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës. Dhe sipas tij do të krijohet një krizë me dimensione të pa parashikueshme. Halimi thotë se nëse nuk merret një përgjigje deri në shtator atëherë do të shihet qartë se kemi të bëjmë më një koaliçion në mbrojtje dhe ruajtje të vlerave të Milosheviçit. Halimi reagim në fjalë ia drejtoi gjitha ambasadave të akredituara në Beograd. Sipas deputetit disa nga ambasadorët premtojnë se do të kenë kontakte me qeverinë në Beograd. Ndërkaq, Mitat Saqipi, zëdhënës i Partisë Demokratike Shqiptare tha se qeveria e Serbisë po të bllokojë shkollimin e të rinjve duke i lënë në rrugë edhe ata që janë të pajisur me diploma të UNMIKU-t. Zëdhënësi PDSH-së thotë se ky vendim është i papranueshëm, dhe do të marrin hapa adekuat, pavarësisht vendimeve të qeverisë Serbe. Po ashtu edhe kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skënder Destani, thotë se veprimet dhe politika e ministrit të arsimit të çilin e udhëheq, Oradoviq, nga radhët e Partisë Socialiste të Serbisë është identik me atë të ish- presidentit Millosheviç, politikë e cila e çoi tërë Ballkanin në Luftë. “Vendime të tilla nuk janë të çuditshme për rajonin e Luginës së Preshevës. Ky vendimi ka qëllime të pastroj Luginën e Preshevës nga shqiptarët dhe institucionet shtetërore dhe publike. Ky vendim është diskriminues,duke ke ditur se shqiptarët me diploma të UNMK-ut janë të pajisur nga viti 2000”, theksoi Destani. Sipas tij spektri politik shqiptarë i Luginës duhet të mobilizohet dhe të unifikohet për një qëndrim ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›