Plani kercenimi ndaj Edi Rames nen akuze tre persona
Prokuroria ka cuar në gjykatë tre persona të akuzuar për kërcënime ndaj kreut të Partisë Socialiste. Sipas Prokurorisë, tre personat: Luan Rami, Fatos Rami, dhe Afrim Kiça, te lindur ne Burrel, kërcënuan fizikisht Edi Ramën. Nderkohe policia e shtetit njoftoi se personat u arrestuan me 28 janar pas një hetimi të kryer në bashkëpunim nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë dhe Prokuroria për Krimet e Rënda, me qëllim parandalimin e një akti kriminal.
Po sipas policise se shtetit ndalimi i shtetasve të mësipërm është bërë, pasi po siguronin kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasje.
Alsat
Po sipas policise se shtetit ndalimi i shtetasve të mësipërm është bërë, pasi po siguronin kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasje.
Alsat