Cubi ne Teater
Pervoja e nje te riu qe e terheq konkurrenca gara sfida por qe realiteti shqiptar i teatrit nuk ia ofron. Aktorja Esmeralda Metka ne nje retrospektive qysh nga koha e Akademise
Esmeralda Metka e njohur ne teater si Cubi nje nofke e mbetur qysh nga femijeria eshte vleresuar kete vit nga Festivali Teatror i te Rinjve ne Teatrin Kombetar Aktorja me e mire joprotagoniste per lojen ne shfaqjen Le te bejme seks te Valentin Krasnogorovit me regji te Elma Dorezit.
Kur e kujton sot vleresimin e festivalit i vjen per te qeshur. Te katert personazhet e Krasnogorovit jane protagoniste ne shfaqjen e Dorezit dhe ajo ben cudi sesi juria e festivalit pikasi pikerisht Cubin ne nje rol protagonist. Nuk ishte i vetmi cmim ky qe nuk perkonte ne vleresimet e te rinjve per kete edicion.
Po cfare mendon Cubi per gjithe kete histori qe ka te beje me politikat per rinjte
Prisja nje vleresim. Nuk po llogaris vleren monetare. Per mua eshte i rendesishem nje vleresim te perfitoj dicka konkrete. Ne fillim te festivalit u tha qe aktoret fitues do te kene nje kontrate me Teatrin Kombetar dhe u entuziazmova shume. Prija nje kontrate 6 mujore sepse kjo do te me jepte mundesi per shfaqje te tjera thote aktorja.
Metka di qe bashke me fituesit e tjere do te marre pjese ne nje shfaqje dhe nga shtatori mund te flitet per kontrata por nuk e di se si dhe kur do te realizohet.
E njeh qysh heret Festivalin e te Rinjve. Robert Budina e ka zgjedhur qysh ne edicionin e pare per rolin e Gerdes ne shfaqjen Pelikani. Me 2007 bashkepunoi me Elton Kacen per Udhetimet e Lizes dhe me 2008 ishte protagoniste ne dramen Shtepia e Bernarda Albes shfaqja fituese e festivalit te te rinjve me 2009. Cubi nuk sheh ndonje ndryshim ne vite ne menyren e organizimit te festivalit dhe te pretendimeve te tij.
Nis festivali behen 6 shfaqje merren vleresimet dhe te rinjte ngelen po aty thote ajo dhe merr me radhe mangesite mungesen e kontratave me teatrin mungesat e eksperiencave me jashte mungesa e promovimit.
Sivjet eshte hera e pare qe eshte thene qe aktoreve apo regjisorit fitues do ti lidhet nje kontrate dhe kjo perseri nuk eshte bere.
Ndryshe nga shume te tjere Cubi e ka provuar skenen e madhe.
Regjisori dhe aktori amerikan Clarence Gilyard e zgjodhi vitin e kaluar per rolin e Kanikes te Koleksioni i perhershem i Thomas Gibbons Vangelis Theodoropoulos e mori per rolin e Korifeas te Trojanet ne vitin 2008.
I pelqejne bashkepunimet me te huajt koha e audicioneve ndjesia e gares.
Aktoret e rinj kane nevoje ta shprehin energjine talentin punen dhe te mos dhunohen nga profesionistet nga te vjetrit. Ata kane kenveshtrimin e tyre. Menyren sesi e shohin ata teatrin nuk e shohim ne. Ata vijne nga nje shkolle tjeter nga e njejta shkolle vijme edhe ne por provojme edhe me format eksperimentale me jetesore me konkrete me te lirshme.
Regjisoret i kane besuar shpesh rolet e femrave qe dalin permbi rregullat e shoqerise permbi moralin. Adela te Shtepia e Bernarda Albes e Lorcas kerkonte ti shpetonte mentalitetit te nenes se saj dhe vendit ku ajo jetonte Eni te Peshkimi i ONeill kishte nevoje te dilte nga jeta e izoluar. Kanika te Koleksionin i perhershem nje vajze e re afrikano-jugore kerkon te mposhte paragjykimet per ngjyren e lekures. Cubi e vlereson Gilyardin regjisorin e shfaqjes per menyren e komunikimit per punen me rolin lirshmerine ne skene dicka qe ne vitet e studimeve per aktrim ia kerkonte pedagogu Alfred Trebicka.
Ai ka vleresuar te Cubi energjine plastiken zerin e mire. Ai ngulmonte ta vinte ne pune vajzen e re qe atekohe jetonte me endrren per tu bere dikush dhe nuk njihte ambientin e teatrit nuk njihte realisht aftesite e veta. Regjisore te tjere me vone i kane forcuar besimin dhe i kane vene ne pah talentin.
Cubi hyn te natyrat e gjalla. Per kete arsye i pelqen metoda e Grotovskit mbi aktorin puna me plastiken zerin. Ajo ka deshire ti shfrytezoje te gjitha ne nje rol. I ati themelues i grupit popullor Permbi Tepelene ia ka lehtesuar rrugen qysh heret qe te vogel e ka angazhuar ne aktivitete ne Pallatin e Kultures ne vendlindje.
Cubi eshte angazhuar edhe ne filmin Lulebore te Robert Budines Mira te Dhimiter Ismajlajt. A arrin tia dale mbane Jo absolutisht jo.
Ti pret gjate gjithe kohes te te vijne ofertat dhe nuk mund te jetosh dot me nje pagese tremujore pastaj te besh pushim derisa te te vij nje oferte tjeter. Kam tri vjet qe punoj si regjisore dublimesh ne studio private. Qe kur kam mbaruar shkollen jam vendosur aty sepse ajo eshte nje pune e perditshme. Le ta themi eshte nje rroge mujore stabel dhe fikse per te siguruar jetesen. Pastaj ofertat ne teater kane qene te jashtme i jep fund bisedes aktorja 27-vjecare.