Post 21 janari Shalsi Deputetet e PS ne Kuvend. Alibeaj Do hetohet puci

Pas demonstratës së dhunshme të 21 janarit dhe asaj që u zhvillua në mënyrë paqësore një ditë më parë, forca kryesore e opozitës, do të vijojë reziztencën për largimin e qeverisë dhe deputetët e saj do të jenë në parlament. Këtë e konfirmoi ne emisionin “Studio e hapur” deputeti socialist Eduard Shalsi i cili pati përballë deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj, ndërsa ishin ne panel edhe opinionistët Artan Hoxha dhe Eduard Zaloshnja.
Eduard Shalsi: Këtej e tutje është ajo që kemi thënë, rezistencë dhe vetëm rezistencë.
Eni Vasili: Çfarë do të thotë rezistencë në mënyrë konkrete?
Eduart Shalsi: Rezistencë do të thotë deri në largimin e kësaj qeverie, deri në rikthimin e normalitetit të parlamentit, deri në garantimin e popullit për zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme, ne do të rezistojmë
Enkelejd Alibeaj: Të vijnë në parlament dhe të sjellin ofertën e tyre politike; të vijnë aty dhe të fitojnë zemrat e shqiptarëve duke thënë që në qoftëse këta do të vijnë në qeveri do të duhet duhet ta qeverisin Shqipërinë ndryshe.
Eni Vasili: Do të shkoni në parlament?
Eduart Shalsi: Nuk e kemi mohuar, nuk do ta mohojmë që ne do të jemi përballë Saliut, edhe në parlament.
Ngjarjet e dhunshme në demonstratën e 21 janarit, tre të vrarët dhe hetimet e nisura ishin pjesë e debatit në panel.
Enkelejd Alibeaj: Unë besoj se do të ishte e dobishme dhe utilitare që ne të nxirrnim se pse ndodhi kjo që po shohim ne (pamjet e manifestimit), këto zjarre, kjo makinë që po i sulet kryeministrisë e mbushur me tritol, se pse këta njerëz janë duke sulmuar kryeministrinë. Eduard Zaloshnja: Ku është tritoli? S’do I marrim të mirëqëna çdo fjalë që thoni. Na thoni!
Eni Vasili: Po përligjen tre vrasjet. Ky ishte dhe parashtrimi që bëri zoti Zaloshnja.
Enkelejd Alibeaj:Shpirti i tyre do të gjejë paqe vetëm nëpërmjet hetimit që institucioni i akuzës i ngarkuar nga ligji do të bëjë.
Eduard Shalsi: Ai popull që doli atje është një popull I papunë, një popull I varfër, por një popull që po vihet përditë e më shumë në lojë nga Sali Berisha.
Eni Vasili: Ky dyshim për grusht shteti është një dyshim I vërtetë? Është një tog fjalësh që e meriton situata e krijuar apo mund të themi se edhe këtu ka një ekzagjerim?
Artan Hoxha: Këtë tezë e ka hedhur kryeministri dhe maxhoranca. Tashmë I bie bara e provës atij komisioni hetimor dhe kryeministrit të gjejnë prova dhe fakte për vërtetësinë e këtij grushti shteti.
Eduard Zaloshnja: Nuk di ndonjë rast të ketë ekzistuar në histori që të jetë etiketuar nga historianët si grusht shteti një protestë, një përpjekje e dhunshme për të detyruar qeverinë të dorëhiqet dhe të lejojë zgjedhjet e parakohshme.
Krahas hetimeve që kanë nisur nga prokuroria për të zbardhur ngjarjet e 21 janarit, maxhoranca ka ngritur një komision hetimor, ku mungon opozita.
Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 29 janar 2011 )