Hernan Crespo:Nuk largohem nga Interi
Hernan Crespo nuk po gjen një vend në formacionin titullar të portugezit Hoze Murinjo.Janë të shumta skuadrat që e kërkojën sulmuesin argjentinas duke filluar me Kampionin e Spanjës Reali Madrid I cili ishte I interesuar për Crespo por marrëveshja dështoi sepse argjentinasi donte një kontratë më të gjatë nga ajo që I ofruan Madrilenët.Por edhe në Serinë A ka shumë skuadra që duan të marrin shërbimet e Crespo .Është folur për një interesim të Bolonjës që drejtohet nga ish Zv trajneri zikaltër Mihajloviç.Këto ditë po flitet në medjat italiane për një interesim të anglezëve të Totenham për Argjentinasin por vetë Crespo shprehet.Nëse duhet të bëj një bilanc them se nëse do të kisha mundësinë të largohesha do ta bëja por tani në mes të sezonit nuk e çoj nëpër mend.Crespo mbyyl kështu dyert për një transferim të tijin teksa thotë mendoj se ky sezon do të mbyylet më mirë seç ka nisur kjo është shpresa ime e vetme.Unë punoj çdo ditë për tu përmirësuar dhë për të fituar më shumë hapësirë,besoj se gjërat do të shkojën më mirë.Totenhami ka hedhur sytë nga Crespo por Valdanito duke u nisur nga periudha e keqe në Londër me Chelsean nuk mendon të rikthehet sërish.