Largimi i Kaka:Tifozët protestë para klubit
Tifozët milanist kanë protestuar para klubit dhe nuk dëshirojnë që braziliani Kaka të largohet nga skuadra e tyre e zemrës.Fituesi i Topit të Artë në vitin 2007 ka marrë një mega ofertë nga Manchester City dhe transferimi ka mundësi që të përfundojë me sukses për një shifër që shkon te 271 milion euro.Tifozët nuk dëshirojnë që të largohet nga skuadra një nga lojtarët më të mirë të kuqezinjve dhe zërave se po bisedohet për një transderim të mundshëm midis drejtuesve të dy shoqërive ata i janë përgjigjur me protesta.Kaka ende nuk ka hedhur firmën në superofertën e sheikëve arab dhe pritet që sot në mbrëmje në San Siro të luajë që nga minuta e parë ndaj Fiorentinës.Tratativa vazhdon dhe siç bëjnë të ditur nga klubi anglez braziliani mund të vishet me fanellën e Cityt sezonin e ardhshëm por asgjë nuk është zyrtare dhe derisa një gjë e tillë rë mos bëhet atëherë mund të themi se Kaka është një lojtar i MIalnit.Kaka i ka dhënë shumë Milanit dhe ka tituar shumë trofe me këtë skuadër sin ë planin personal ashtu edhe me klubin.Në vitin 2007 braziliani ka arritur të fitojë Topin e Artë hde çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.Ai ka fituar edhe Champions League dhe Botërorin e Klubeve.Kaka është kërkuar me ngulm në të kaluarën edhe nga Reali dhe Chelsea por i ka refuzuar ofertat e tyre.Mund të themi se Kaka ka refuzuar oferta për të luajtur me klube të rëndësishme por pot ë kemi parasysh se nëse braziliani do të transferohet te City do të bëhet lojtari më i paguar në Botë atëherë edhe mund të mendojmë se ky transferim edhe mund të kryhet.