E Diel, 1 Nëntor 2026

Heroi australian, Price nuk braktisi fshatin per te ndihmuar viktimat

Brad Price eshte tashme nje hero, per fqinjet dhe banoret e qytetit Kinglake. Ai eshte nje nga te vetmit qe refuzoi te braktiste qytetin qe po digjej dhe u vu ne kerkim te njerezve qe kishin nevoje per ndihme.

"E di qe nuk me kishte mbetur asgje, ndaj mendova qe te ndihmoj e shpetoj sa me shume njerez qe te mundesha".

Per gjashte ore, Price ka kerkuar shtepi me shtepi per t'u siguruar se askush nuk kishte mbetur mbrapa. Por pavaresisht gjestit heroik te Price, bilanci i viktimave ne jug te Australise ka arritur ne 230. Ekipet e shpetimit dhe zjarrfikesit po kerkojne shtepi me shtepi ne disa qytete te shkaterruara per te gjetur viktima apo te mbijetuar. Me shume se 750 shtepi jane shkaterruuar dhe 5 mije banore kane mbetur pa cati mbi koke. Te vendosur neper cadra, e vetmja gje qe ata mund te bejne eshte te ngushellojne njeri-tjetrin e t'i falen Zotit qe i kane shpetuar kesaj tragjedie, e konsideruar me e madhja ne historine e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›