Ndryshojne elementet e sigurise, shtohen te tjere
Banka e Shqiperise ka vendosur qe ne daten 16 shkurt 2009 te hedhe ne qarkullim kartemonedha e prerjes 500 Leke, me kurs ligjor, emetim i vitit 2007. Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, me vendimin nr. 59, date 26.07.2006, miratoi rishtypjen e kartemonedhes shqiptare te prerjes 500 Leke, emetim i vitit 2001. Pikerisht kjo parti kartemonedhash hidhet ne treg pas pak ditesh. Vendimi i vitit 2006 per rishtypjen e kesaj kartemonedhe eshte ne perputhje me programet e mehershme te Bankes se Shqiperise dhe ka si qellim modernizimin kartemonedhes se prerjes 500 Leke, sipas standardeve me te mira te arritura ne fushen e emisionit te parase. Kartemonedha e re ka ne perberjen e saj te gjitha elementet bashkekohore te sigurise, qe perdoren sot ne kete fushe. Hedhja ne qarkullim e kesaj kartemonedhe, sipas BSH, i sherben permiresimit te cilesise se parase ne qarkullim. Gradualisht, do te terhiqen nga qarkullimi kartemonedhat e demtuara, duke u zevendesuar me kartemonedha te reja. Kartemonedha e re, e prerjes 500 Leke, emetim i vitit 2007, ka te njejtat pamje dhe permasa me kartemonedhen e prerjes 500 Leke, emetim i vitit 2001. Por, ndryshe nga emetimi i meparshem, ajo do te kete perforcime te disa elementeve te sigurise si dhe permiresime te qendrueshmerise ndaj demtimit. Duke filluar nga data 16 shkurt 2009, kartemonedha e prerjes 500 Leke, emetim i vitit 2007, do te perdoret si mjet pagese paralelisht me te gjitha kartemonedhat ekzistuese ne qarkullim te kesaj prerjeje, te emisioneve te meparshme.
Ndryshimet
firma e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe e Drejtorit te Emisionit;
viti ne trupin e saj do te jete 2007;
shtohet elementi i qosheve te perforcuara;
rritet gjeresia e fillit te sigurise;
relievi i kartemonedhes eshte me i ndjeshem ne prekje, sidomos tek pjesa e teksteve dhe numrave;
kartemonedha eshte llakuar per ta mbrojtur nga lageshtia.
Ndryshimet
firma e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe e Drejtorit te Emisionit;
viti ne trupin e saj do te jete 2007;
shtohet elementi i qosheve te perforcuara;
rritet gjeresia e fillit te sigurise;
relievi i kartemonedhes eshte me i ndjeshem ne prekje, sidomos tek pjesa e teksteve dhe numrave;
kartemonedha eshte llakuar per ta mbrojtur nga lageshtia.