E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Eluana, kaos politik ne Itali

Eluana Englaro, gruaja qe prej 17 vitesh ndodhej ne koma ka nderruar jete ne Udine te Italise. Prej ditesh mjeket i reduktuan ushqimin dhe ujin me urdher te Gjykates Supreme, veprim qe krijoi perplasje kushtetuese dhe nje krize te thelle politike mes qeverise Berluskoni dhe Presidentit Napoletano. Perpjekjet e qeverise per ta mbajtur te gjalle deshtuan me vdekjen e saj ne mbremjen e se henes. Eluana Englaro kishte bere nje aksident qe ne moshen 20 vjecare. Me nje demtim te rende ne tru, Englaro ndenji ne koma per 17 vjet. Babai i saj duke pare gjendjen e pashprese te se bijes, e cila mbahej ne jete fale aparaturave, trokiti neper dyert e gjykatave duke kerkuar lejimin e eutanasise, procesi i vdekjes se vullnetshme. Sipas tij Elauana ishte shprehur se nuk do te kishte dashur te jetonte keshtu. Bepino Englaro reagoi me lot ndaj vdekjes se saj dhe fundit te nje kryqezate ligjore dhe politike. Me ne fund ajo eshte e lire tha ai. Lamtumira 17-vjecare e Eluanes i jep keshtu fund dhimbjes se familjareve te saj, por rasti i saj sapo ka cuar ne nje perplasje te ashper politike. Me t'u marre vesh lajmi, senatoret ne Rome shkembyen fjale te ashpra. Ata ne anen e qeverise dhe vatikanit e cilesuan opoziten si vrasese. Presidenti Napoletano i kerkoi popullit italian te ndare mbi kete ceshtje, te heshtin dhe te respektojne vdekjen e saj. Por reagimi i Vatikanit ishte teper i ashper. Ata vrane nje jete te pafajshme e cila nuk mund te mbronte veten. Jeta eshte nje dhurate e zotit dhe askush nuk kishte te drejte t'ia merrte ate Eluanes tha Papa Benedikti i Gjashtembedhjete. Por per mjeket, qe asistuan ne ditet e fundit te saj, Eluana eshte larguar ne paqe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›