E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Kriza mund te shnderrohet ne katastrofe

Nga Heather Maher

Ne konferencen e tij per gazetare, mbreme vone ne Shtepine e Bardhe, presidenti Barack Obama, terhoqi verejtjen se nese Kongresi nuk e miraton menjehere planin e tij ekonomik, pasojat mund te jene katastrofale. Lidhur me politiken e jashtme, ai tha se njeri nga qellimet tij eshte qe Amerika, ne marreveshje me Rusine, te udheheqe ne drejtim te parandalimit te zgjerimit atomik.

Presidenti amerikan, Barack Obama, me pasion e mbrojti planin e tij ekonomik, sipas te cilit do te stimulohej ekonomia dhe do te krijoheshin afro 4 milione vende te punes, nepermjet uljes se taksave dhe ne investime publike, kudo qe eshte e mundshme, prej projekteve te infrastruktures e deri tek energjia e paster.

Ai theksoi se plani eshte mbeshtetur nga ekonomistet dhe grupe te biznesit dhe permban shpjegime te paprecedent dhe masa transparente.

Megjithate, z. Obama tha se plani "nuk eshte i persosur", por, deshtimi per ta implementuar, seriozisht do ta perkeqesonte situaten dhe kjo nuk duhet te lejohet.

"Administrata ime e ka trasheguar nje deficit prej me teper se 1000 miliarde dollaresh, por meqe ne trasheguam po ashtu emergjencen me te thelle ekonomike prej Depresionit te Madh, duke bere pak ose asgje, do te rezultonte me deficit edhe me te madh, me me shume humbje te vendeve te punes, me me shume humbje te te ardhurave... Keto jane deficite qe krizen mund ta shnderrojne ne katastrofe dhe une refuzoj te lejoj qe kjo te ndodhe. Derisa te jem ne kete zyre, do te beje cdo gje te mundshme qe ekonomine ta kthej ne binare dhe kete vend ta kthej ne pune", tha Barack Obama.

Pjesa me e madhe e pyetjeve te gazetareve ne kete konference per shtyp, qe u mbajt mbreme vone dhe u transmetua nga shumica e kanaleve televizive ne Shtetet e Bashkuara, kishin te benin me ekonomi, por disa u fokusuan edhe ne politiken e jashtme.

Duke u shprehur per Rusine, Barack Obama tha se eshte koha per Eashingtonin dhe Mosken, qe te udheheqin ne drejtim te parandalimit te zgjerimit berthamor, duke rifilluar negociatat per zvogelimin e arsenaleve te tyre atomike.

"Nje nga qellimet e mia eshte qe ta parandaloj zgjerimin atomik ne pergjithesi. Mendoj se kjo eshte e rendesishme per Shtetet e Bashkuara, ne marreveshje me Rusine, qe te udheheq ne drejtim te kesaj dhe kete e kam theksuar ne biseden me presidentin e Rusise, zotin Medvedev", tha Barack Obama.

Pas kesaj, tha presidenti amerikan, mund te kerkohet edhe nga vendet e tjera per t'iu kthyer marreveshjeve per moszgjerim, qe sipas tij, "jane dobesuar gjate disa viteve te fundit".

Lidhur me strategjine e angazhimit ne Iran, ai theksoi se po rishqyrtohet politika aktuale per kete ceshtje.

"Ekipi im per siguri kombetare aktualisht po e rishqyrton politiken tone ekzistuese per Iranin, duke shikuar ne fushat ku ne mund te kemi dialog konstruktiv, ku ne drejtperdrejt do te angazhohem me ta. Pres, qe ne muajt qe vijne te kemi hapje, qe mund te krijohen atehere kur ne te fillojme te ulemi ne tryeze, balle per balle, pra hapje diplomatike, qe do te mundesoj, qe politiken tone ta levizim ne drejtim te ri", tha Barack Obama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›