Heronj të paragjykuar!
Si ato ngjarjet e hershme biblike, që kujtohen edhe sot për madhështinë e tyre dhe që për ato vlera do të mbeten kështu, të pahar-rueshme edhe për shekujt e ardhshëm, thuajse e tillë duhet vlerësuar për Shqipërinë fitorja prej një sportisti të saj të një titulli Kampion Bote! Ndoshta e teproj kur shprehem me këtë emocion të pakrahasueshëm, por ajo që ndodhi këto ditë në një qytet të Malajzisë së largët aziatike, ku peshëngritësi ynë 19- vjeçar Daniel Godelli, u shpall kampion bote për të rinj në dy garësh për peshën 69 kg. E tejkalon çdo parashikim edhe të optimistit më të madh shqiptar të këtij shekulli, për të mos thënë edhe atij që shkoi, se një ditë ky vend do të kishte një sportist të një niveli të tillë, të jashtëzakonshëm! E, megjithatë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, kjo Shqipëri e varfër në çdo cep e vështrim që ta rrokësh, nuk e pa aspak të arsyeshme që ta nderonte atë, ashtu siç u takon heronjve të vërtetë, kur kthehen fitimtar prej betejave të zhvilluara!? Asnjë personalitet i lartë, madje as edhe një përfaqësues rrogëtar, nga ata që vegjetojnë nëpër zyrat e panumërta-shterpe të Ministrisë përkatëse, nuk e panë “të arsyeshme” t’i uronin mirëseardhjen Daniel Godellit, sportistit që për herë të parë në histori i solli këtij vendi një titull kampion bote, në dygarëshin e peshëngritjes!?
Nuk e di ç’do të ndodh në ditët në vijim, sepse ndoshta zyrtarët burokratë do t’i thërrasin mendjes dhe mund të festojnë për këtë fitore, “pas pilafit”, siç thotë populli, por ajo shkretëtirë-pritjeje që e shoqëroi kampionin tonë të botës, e vështirë që të mos ketë lënë një shije të hidhur për vetë atë dhe opinionin tonë sportiv që në “përjetësi” është zhuritur për një titull të tillë! Shikoni seç bëjnë nëpër vende të tjera kur ndodhin ngjarje të tilla dhe këtu nuk e kam fjalën, për sporte si futbolli ku fitimi i titujve kthehet në festa kombëtare, por edhe për raste të tjera si ai i kësaj të hëne, kur 100 mijë njerëz u mblodhën në Beograd për të pritur si hero sportistin e tyre Novak Xhokoviç, vetëm se ai fitoi Turneun e Uimbëlltonit në tenis!
Rasti i Daniel Godellit, që tejkalon në medalje dhe në të gjitha stilet kampionin e mëparshëm, po aq të talentuar dhe po aq të nënvleftësuar, Erkand Qerimaj, është një tjetër sfidë që peshëngritja i bën të gjitha sporteve në Shqipëri, por edhe fushave të tjera, që veçanërisht në këtë “periudhë tranzicioni” 20-vjeçare, po kalojnë ngërçe të panumërta dhe të vazhdueshme, deri në paralizë! 309 kg. Që arriti në dygarësh dhe që i dhanë titullin e kampionit të botës si dhe dy medaljet e argjendta në të dy stilet: Në shkëputje(140 kg) e në shtytje(169 kg), janë paralajmërimi më i fortë dhe i bukur, që ndonjë sportist shqiptar ka bërë ndonjëherë që më në fund kërkon t’i sjellë vendit të tij edhe një medalje olimpike, që gjithashtu do të ishte e para në historinë tonë të sporteve! Prandaj, duke qenë i tillë, konkret dhe i besueshëm në ato që ka arritur deri tani dhe në atë që synon të realizojë vitin e ardhshëm në Lojërat Olimpike të Londrës, sportisti i ri dhe mjaft i talentuar nga Peqini, do të duhej të meritonte një respekt të vërtetë dhe të sinqertë jo vetëm nga qyteti i tij që në këtë rast identifikohet me emrin e tij të shquar, por nga e gjithë Shqipëria, që gjithashtu ka tashmë krenarinë e të qenit-vendi i një kampioni të vetëm të botës!
Ndërkohë, kampioni i botës Daniel Godelli, është një rast kuptimplotë për t’ju kundërvënë një paragjykimi që ne shqiptarët kemi për ata, heronjtë e vërtetë, të cilët shpesh ose pothuajse gjithmonë i lëmë në harresë, duke nxjerrë në pah të tjerë, shpeshherë anonimë, të cilët fare padrejtësisht dhe pa asnjë meritë gëzojnë të mirat e kësaj bote! Një rast që më shërben si ilustrim i kësaj ideje më vjen pikërisht nga qyteti i kampionit të botës, kur në fillim të sezonit të kaluar futbollistik pat pritur me pompozitet një ish-”president” që gjoja do ta çonte në Europë skuadrën peqinase(!?), por që shpejt u zhduk si një flluskë sapuni, pa bërë asgjë! Ndërkohë, ky qytet i vogël në mes të Shqipërisë edhe pse prej vitesh i ka dhënë këtij vendi edhe kampionë Evrope në sportin e peshëngritjes, në saj edhe të pasionit çudibërës të trajnerit vendas Ali Lundraxhiu, ende nuk po i merr vlerat dhe respektin që meriton, aq më tepër tani kur Shqipërisë i ka dhënë edhe titullin e parë kampion bote...