E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, kryetari i Kuvendit Krasniqi: Çështja e statusit është e mbyllur

08-07-2011 / Gazeta 55

“Çështja e statusit të Kosovës është e mbyllur”- tha sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në takim me kryetaren e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Louise Arbour. “Ne ia kemi zgjatur dorën e fqinjësisë së mirë Serbisë, por ajo e refuzon këtë ofertë dhe vazhdimisht i dëmton interesat e Kosovës. Ne jemi shprehur të gatshëm të dialogojmë me Serbinë, por çështja e statusit të Kosovës është e mbyllur njëherë e përgjithmonë”- tha kreu i legjislativit kosovar.     
Kur është fjala për zgjidhjen e problemeve praktike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Krasniqi tha se ato duhet të zgjidhen mbi bazën e reciprocitetit, si dy shtete të lira dhe të pavarura.
Në këtë takim, sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, Arbour shfaqi interesim për t’ u informuar lidhur me konsolidimin e shtetit të Kosovës, procesin e mbikëqyrjes ndërkombëtare, rolin e prezencës ndërkombëtare, si dhe çështjen e përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›