"Kuarteti nr.3" i Shostakoviç luhet sot për herë të parë
TIRANË- Kuarteti i harqeve Radiotelevizionit Shqiptar do të interpetojë mbrëmjen e sotme në hollin veror "Gjon Simoni" të Radio Tiranës muzikë nga Moxart dhe Shostakoviç.
Muzikantët Blerta Ristani, Jadvin Vani, Albana Kola dhe Aristidh Prosi do të sjellin për herë të parë në Shqipëri tingujt e “Kuarteti Nr. 3” që Dimitri Shostakoviç shkroi në vitin 1946 dhe që deri para viteve ’90 është çensuruar në Shqipëri.
Ky kuartet, në kohën kur u shkrua, ka ngjallur polemika se shtronte mesazhe të koduara kundër Stalinit. Në atë kohë në Rusi muzika trajtohej si një strategji ushtarake. Për të mbyllur gojët akuzuese për gjoja formalizëm e elitarizëm, për një muzikë ku mungon gëzimi, Shostakoviç praktikoi në kuartetin e tij të tretë idenë e një programi duke i vendosur titra, secilës prej kohëve.
Kuarteti i harqeve do të interpetojë gjithashtu edhe “Kuartetin Nr. 19” të Moxart, përdorimi i akordeve “Dissonant” në të cilin vuri në diskutim gjeneratën e tërë muzikologëve për ekstavagancën e tepruar për kohën.
Koncerti i sotëm është i fundit për këtë sezonin artistik i Orkestrës së RTSH-së, për të filluar përsëri në tetor.
(d.b/BalkanWeb)