E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja për pushtet në Afganistan

08-07-2011 / Nju Jork Tajms

Ekspedita perëndimore që zhvillohet në Afganistan bazohet plotësisht te rikonstruksioni i rrugëve, ndërtimet dhe sidomos te elektriciteti. Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ndërkombëtar ose USAID, pritet që të shpenzojë 2.1 bilion dollarë këtë vit në Afganistan. Ka funksionuar për një çerek shekulli, që kur sovjetikët dhe amerikanët konkurronin për të qenë partnerë të zhvillimit në vend.
Ju mund të mendoni, se brenda 5 vjetësh programi i USAID do të mundësojë krijimin e një rrjeti modern elektrik, që do të shërbejë si model. Por e keni gabim. Kur bëhet fjalë për elektricitetin, agjencia zotëron një protokoll disi të zymtë, që ka nevojë të rishitet, para se plani të ecë përpara.
USAID dhe Departamenti i Shtetit përpiqen të qetësojnë presidentin afgan, Hamid Karzai dhe gjithashtu janë gati t’i japin zyrtarëve amerikanë një lloj lustre fitoreje mbi problemet në Afganistan, në një kohë kur trupat amerikane kanë nisur të tërhiqen.
Dëshira e presidentit Obama për të shpejtuar me tërheqjen e trupave e bën këtë problem më urgjent. Ashtu si në Irak, përpjekja amerikane për rikonstruksionin elektrik në Afganistan është e ndarë midis USAID dhe Trupave Ushtarake të Inxhinierëve. Nga të dyja, kjo e fundit ka qenë më efektive. Projekti më i madh deri më tani ka qenë një impiant prej 105 megavatësh në Tarakhil, larg Kabulit. Agjencisë iu deshën rreth 3 vjet që ta ndërtonte. Ky impiant u kthye në një simbol për betejat e mëtejshme të agjencisë.
Kontraktuesit ishin pjesë e Grupit Louis Berger dhe Black & Veatch. Vitin që shkoi, inspektori i përgjithshëm i USAID u shpreh se “vonesat dhe problemet lidhur me kontratat për projektin kishin kushtuar rreth 40 milionë dollarë, përveç shumës së përgjithshme që është më shumë se 300 milionë dollarë”.
Vetë agjencia e ka kritikuar Black & Veatch për dokumentet zyrtare dhe për përmbushjen e synimit. Analistët të cilët ndoqën kontraktuesit, ku përfshihen akademikët, ligjvënësit, anëtarët e parlamentit dhe gazetarët, u shushatën tetorin e kaluar, kur USAID i ofroi Black & Veatch një kontratë prej 266 milionë dollarësh, për projekte të tjera elektrike në Afganistan. Dhe në fund, impianti i Kabulit shpesh nuk funksiononte, duke qenë se pajisjet do të vinin nga jashtë.
Një tjetër dështim i USAID ishte Parku Industrial i Shorandamit, pranë qytetit të Kandaharit, të cilën e kam vizituar bashkë me inxhinierët ushtarakë amerikanë gjatë muajit prill. Më 2005, USAID pati qëllim të instalonte 10 gjeneratorë nafte të afta për të prodhuar 6.6 megavat. Por kjo krijoi një konflikt me kontraktuesin fillestar për koston dhe më vonë u tha që gjeneratorët ishin dëmtuar prej një pajisjeje shpërthyese të improvizuar. Pasi u maganizuan për 5 vjet rresht të gjitha këto pajisje, agjencia bëri kontratë me Black & Veatch, në mënyrë që t’i vinte në punë përsëri; tashmë agjencia shpresoi të kishte lehtësira. Ndërkohë, Trupat Inxhinjerike bënë kontratë për një pajisje prej 10 megavatësh në të njëjtin vend, korrikun e kaluar; nisi funksionimi i plotë deri më 2 dhjetor. Përse kishin planifikuar 2 agjenci amerikane, me pajisje të ndryshme në të njëjtin vend?
Për këtë pyetje mund të marrim një përgjigje të arsyeshme më vonë. Tashmë USAID ka ndërmend të rindërtojë brenda 5 vjetësh, të përmirësojë, të shpërndajë dhe të lidhë rrjetet e vjetruara elektrike të Afganistanit në një rrjet elektrik të vetëm modern.
Është një ide e shkëlqyer.
Në një relacion shtojcë të USAID, që daton më 5 mars dhe që më është dorëzuar mua në Afganistan, agjencia përvijon një mekanizëm prej 9 pjesësh për një marrëveshje dhe për të financuar shumë projekte të tjera.
Javës që shkoi, shefi ekzekutiv Abdyl Razique Samadi me entuziazëm mezi po priste të niste puna për projektin.
Sipas skicës së projektit, kjo pajisje do të merrte pjesën më të madhe të buxhetit.
Por kjo nuk ka kuptim. Rrjeti elektrik ekzistues është i vjetruar.
Asnjë specialist teknik jashtë USAID, me të cilët kam folur në Afganistan, nuk mendon se kjo pajisje mund të drejtojë dhe monitorojë punën e një dyzine kontraktuesish perëndimorë dhe nënkontraktuesish. “Është njësoj si t’ia nisim punës me një dështim”, m’u shpreh një zyrtar. Përse e nxit USAID këtë plan? Ka tension në të dy anët: nga mbikëqyrësit e Departamentit të Shtetit, të cilët dëshirojnë të nxjerrin në pah progresin dhe nga presidenti Karzai, i cili dëshiron të ketë më shumë kontroll mbi fondet e zhvillimit dhe aktivitetet.
Agjencia ka shfaqur paaftësi për të administruar projekte të mëdha lidhur me elektricitetin. Programet e tij ndryshojnë në varësi të synimeve të politikës së administratës amerikane, së cilës i shërbejnë dhe duket se ka mungesa zyrtarësh me përvojë në projektet elektrike në Afganistan dhe me kontraktuesit. Ç’duhet bërë? Projektet t’i kalohen Trupës Ushtarake të Inxhinierëve. Kjo trupë ka funksionuar shumë më mirë se USAID në projektet elektrike në Afganistan; pengohet më pak prej politikës; ka inxhinierë me përvojë. Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt, sepse Trupa mund të tërhiqet bashkë me pjesën tjetër të ushtrisë.
Një ndryshim i përgjegjësisë do të përmbyste zonën delikate të luftës në ekuilibrin midis Shtetit dhe Departamenteve të Mbrojtjes.
Funksionimi i USAID në sektorin elektrik në Afganistan ka qenë shumë i varfër për një kohë më të gjatë nga ç’e prisnim, ku janë shpenzuar miliona dollarë, ndërkohë që administrata shërben tashmë për të sjellë një projekt të ri për një shans më të mirë  për sukses, para se agjencia të lejohet të qëndrojë në Afganistan ende dhe për pak.

Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›