E Shtunë, 31 Tetor 2026

Herta Muler fiton çmimin “Nobel” për letërsinë

Muler ka lindur më 17 gusht 1953 në Nitcidorf të Rumanisë. Ajo është shkrimtare dhe poete dhe njihet për përshkrimin e jetës së vështirë nën regjimin komunist të diktatorit Çaushesku.

Ajo ka punuar si përkthyese e gjuhës gjermane dhe si pasojë e refuzimit për të bashkëpunuar me policinë sekrete të regjimit, në vitin 1987 u arratis për në Gjermani së bashku me të shoqin.

Pasi humbi punën, për të fituar bukën e gojës punoi për një periudhë si mësuese kopshti dhe jepte mësime private të gjuhës gjermane.

Librin e parë e shkroi në gjermanisht, por e botoi fillimisht në Rumani. Libri u botua në një version të censuruar në vitin 1982.

Më në fund, kur arriti të merrte nga policia sekrete dosjen e saj, Muler zbuloi se cilësohej si “një armik i rrezikshëm i shtetit që duhej luftuar”.

Gjatë kohës së arratisë në tokën gjermane, ajo shkroi librat më të spikatur të saj, “Kasaphana e Çausheskut” dhe “Vendi i frutave jeshile”.

                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›