Bashkëpunimi rajonal ndikon në zbutjen e papunësisë
Ky ishte konkluzioni i konferencës së tetë ndërkombëtare me temë “Ndikimi i bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar në zhvillimin e biznesit dhe në rritjen e punësimit në Kosovë dhe në vendet tjera në transicion”, që filloi dje në Prishtinë.
Ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të ekonomisë vlerësojnë se bashkëpunimi ekonomik rajonal e më gjerë konsiderohet promotor i zhvillimit të biznesit dhe punësimit.
Muhamet Sadiku nga Instituti për hulumtime zhvillimore – RIINVEST, thotë se zhvillimi i sektorit privat të biznesit mund të ndikojë në zgjidhjen afatgjatë të problemit të papunësisë në Kosovë.
Sa i përket këmbimeve tregtare më vende të ndryshme të rajonit, konkretisht më Shqipërinë, Zenel Shalari, profesor në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, thotë se pas hapjes se autostradës janë shtuar mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë.
Në këtë konferencë dyditëshe të organizuar nga Instituti i Financave të Kosovës, do të paraqiten 60 kumtesa shkencore. Ndryshe, sipas statistikave të fundit të Bankës Botërore, mbi 45 për qind e kosovarëve jetojnë në varfëri, kurse rreth 15 prej tyre në varfëri të skajshme.