E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myller, fituese e "Nobel" në letërsi

Autorja gjermane Herta Myller është nderuar me cmimin nobel 2009 për letërsinë, bëri të ditur academia e stokholmit. Shkrimtarja e lindur në rumani, pason me këtë cmim fituesen e vitit të kaluar, francezen Jean-Marie Gustave Le Clezio dhe shkrimtaren britanike Doris Lessing që fitoi në 2007-ën. shpallja e fituesit u krye në Stokholm nga Peter Englund nga Akademia Suedeze: " Çmimi Nobel për letërsi për vitin 2009 i jepet shkrimtares gjermane, Herta Myller, e cila me përqendrimin poetik dhe sinqeritetin e prozës, përshkruan pamjet e të shpronësuarve, tha Peter Englund. Myller ka lindur në vitin 1953. Në arsyetimin e dhënies së çmimit Nobel, ndër të tjera, autorja shkruan se librat e saj paraqesin "detaje të jetës së përditshme në një diktaturë stagnuese, ndërsa mediat shkruajnë se ajo ka shkruar vecanërisht për regjimin e causheskut. Academia suedeze e ka vlerësuar myllerin, për kontributin e saj në poezi por edhe në prozë. Autorja me origjinë rumune, lindi në një familje nga komuniteti minoritar I gjermanëve ne rumani dhe nëna e saj u dërgua në një kamp të punës në Bashkimin Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa autorja emigroi në gjermani në 1987-ën, pasi u shkarkua nga puna e saj në Rumani gjatë vitit 1970, për shkak të refuzimit të saj për të bashkëpunuar me policinë sekrete të regjimit të atëhershëm. Përmbledhjen e parë me hisotri të shkurtra gjermane, shkrimtarja e publikoi në vitin 1982. punimet fillestare për Myllerin u kontrabanduan jashtë vendit, ndërsa në vitet pasardhëse, ajo u nderua me disa cmime nga fusha e letërsisë, përfshirë edhe cmimin "Impac Aëard" në Dublin në vitin 1998. shkrimtarja është vlerësuar gjithashtu me një cmim monetary, I njëjtë për secilin nga fiteusit e nobelit, dhe do të nderohet për këtë cmim nobel, në një ceremony , e cila si në cdo aktivitet të ngajshëm, zhvillohet në stokholm gjatë fundit të këtij viti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›