E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hertha e Perdedajt, në Bundesliga 2

Hertha, ku aktivizohet futbollisti shqiptar Fanol Perdedaj, do të garojë në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm. Ekipi nga Berlini, i cili e përfundoi sezonin në Bundesliga në pozitën e 16-të, e cila qonte në barazh, nuk arriti ta mposht Fortunën, në përballjen e dyfishtë.

Në duelin e parë, Hertha kishte humbur befasisht në shtëpi me rezultat 1:2, kurse në ndeshjen e kthimit, e cila u zhvillua të martën mbrëma, ekipit nga Dusseldorfi i mjaftoi barazimi në shtëpi 2:2, për ta siguruar një vend në elitën e futbollit gjerman sezonin që vjen. Perdedaj, në ligën e dytë do ta ketë mundësinë të luajë më shpesh me Herthan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›