NBA gjysmefinalistet e konferencave
Gjysmëfinalet e fazës “play-off” në Konferencën e Perëndimit kanë nisur në mënyrë surprizë, pasi Oklahoma Siti I ka shkaktuar një humbje të rëndë Los Anxhelos Lejkërs, duke e mbyllur ndeshjen e parë me shifrat 119-90. Në këtë përballje, kalifornianët duket se kanë paguar lodhjen e maratonës së shtatë sfidave të mëparshme me Denver.
Në anën tjetër, për fituesit e “Thandër” shkëlqyen Uestbruk me 27 pikë dhe Durant me 25. Lejkërs rivalizuan vetëm në periodën e parë, ndërsa më pas lodhja bëri të vetën. Skuadrës nga Los Anxhelosi nuk I mjaftuan 20 pikëve e Brajant dhe Binum që të frenonte shpejtësinë e aksioneve dhe forcën fizike të Oklahomës, që në pushimin e ndeshjes kishte 15 pikë avantazh, ndërsa në fundin e periodës së katërt diferenca kishte shkruar në 30 pikë.
Por, surpriza më e madhe e natës erdhi në Konferencën e Lindjes, në sfidën e luajtur në Boston, ndërmjet vendasve të Sëlltiks dhe Filadelfias. Këta të fundit, pas emilinuan në mënyrë të pabesueshme Çikagon, vazhdojnë të jenë surpriza e këtij sezoni.
76-ërs triumfuan me shifrat e ngushta 82-81, duke barazuar në 1-1 serinë e ndeshjeve. Holidej ishte pikashënuesi më I mirë për Filadefian me 18 pikë të realizuara, ndërsa Tërner realizoi dy goditje të lira vendimtare, kur kishin mbetur vetëm 40 sekonda lojë. Për Sëlltiks nuk mjaftuan 17 pikët e Rei alen dhe 15 pikët e 12 pritjet nën tabelë të Kevin Garnet.