Sezoni i rekordeve ne Europe

Sezoni që po mbyllet ka qenë drithërues, ka rezervuar episode të paregjistruara më parë dhe rekorde të reja. Kjo është arsyeja përse edicioni 2011-2012 do të mbetet në zemrat dhe mendjet e gjysmës së Europës. Një sezon i mbyllur me suksese të shkëlqyera dhe rekorde në ligat më të rëndësishme. Nga triumfi i Juventusit, te parimati me 100 pikë i Realit të Madridit dhe dopieta e trofeve të Borusias së Dortmundit. Momente që i kanë dhuruar emocione të jashtëzakonshme miliona tifozëve të futbollit.
Xhiroja e triumfeve nis nga Italia, ku Juventusi i Antonio Kontes është rikthyer te titullit që prej skandalit “Calciopoli”. Bardhezinjtë iu rikthyen sukseseve në Serinë A me një rekord absolut, duke e mbyllur kampionatin pa pësuar asnjë humbje. Kjo është hera e parë që ndodh në aktivitetin me 20 skuadra.
“Zonja e Vjetër” u shfaq si një makineri perfekte, që vendos edhe tre primate absolute: atë të numrit më të ulët të golave të pësuar në Itali, vetëm 20; rekord është edhe numri i 20-të lojtarëve që kanë shënuar të paktën një gol te Juve në këtë edicion dhe së fundmi duke theksuar fakti se asnjë skuadër deri më tani nuk e kishte fituar titullin me më shumë se 14 barazime, bardhezinjtë kishin 15 të tillë, kundrejt 23 fitoreve.
Ky sezon do të mbahet mënd në Itali edhe për largimin e 19 trajnerëve, agresionin e ish-trajnerit të Fiorentinës, Delio Rosi ndaj serbit Ljajiç, apo edhe për bllokimin e ndeshjes nga tifozët e Xhenoas, që i kërkuan fanellat futbollistëve.
Viti i rekordeve na sposton në Spanjë, aty ku Reali i Zhoze Murinjos fitoi titullin në La Liga me 100 pikë të grumbulluara, pas 32 fitoreve, 4 barazimeve dhe 2 humbjeve. Një rekord absolut, që they primatin e Barcelonës së Pep Guardiolës në edicionin 2009-2010, që u ndalua në kuotën e 99 pikëve.
Golashënuesi më i mirë në Spanjë ishte Lionel Mesi me 50 gola: rekord në La Liga për rrjeta të shënuara brenda një sezoni dhe që duket i vështirë për t’u thyer në të ardhmen. Argjentinasi i vetëm do të përbënte sulmin e tetë më të mirë të kampionatit. Gjithmonë nga gadishulli Iberik na vjen edhe rekordi i Radamel Falkaos. Kolumbiani është i vetmi futbollist që fiton dy herë radhazi “Këpucën e Artë” në Europa League dhe e fiton dy herë aktivitetin kontinental me Porton dhe Atletikon e Madridit.
Në Angli, Mançester Siti kthehet te titulli pas 44 vjetësh dhe këtë e bën falë dy golave në kohën shtesë përballë QPR-së, ndërsa në Gjermani, Borusia e Dortmundit fiton titullin dhe Kupën për të parën herë në histori brenda një sezoni. Një ecuri e shkëlqyer e skuadrës së Jurgen Klop, që they dominimin e Bajernit të Mynihut, edhe pse bavarezët mund të ngushëllohen me triumfin në Champions League në finalen e 19 majit.