Ia dhuruam titullin Cityt

Mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka thënë se Manchester City nuk e ka merituar titullin e Premierligës, por skuadra e tij ja ka dhuruar atë.
“Unë gjithmonë kam thënë se nëse dikush është kampion atëherë e meriton atë. Por unë mund ti them vetes se ne ia dhuruam titullin Cityt. Rivali i ynë u bë kampion vetëm në 30 sekondat e fund. Ne vetëm gjashtë javë para përfundimit të kampionatit ishim tetë pikë para tyre, por në fund ata e fituan titullin dhe ne jemi të zhgënjyer”, tha Evra.
Francezi mendon se vitin e ardhshëm skuadra e tij do të luaj më mirë dhe në fund do e fitojë titullin e kampionit.