E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hesapet qe mbyllem me eurobondin

Flet Xhentil Demiraj drejtori i menaxhimit te borxhit publik ne Ministrine e Financave

Emetimi i eurobondit nuk dha mundesi vetem per te shlyer nje borxh te marre shtrenjte nje vit me pare por solli ndryshime te rendesishme te financat shqiptare. Nuk morem borxh per te shlyer nje borxh tjeter por ulem kostot tregon Xhentil Demiraj drejtori i menaxhimit te borxhit publik ne Ministri te Financave. Sipas tij operacioni Eurobond ishte goditje ne shenje efektet e te ciles do te jepen ne disa drejtime.

A e kane derdhur bankat shumen 300 milione euro te eurobondit dhe kur do te shlyhet kredia tregtare 200 milione euro interesat e te ciles ishin mbi 12

Pas marreveshjes se arritur me 28 tetor dy bankat mandatuese per shitjen e eurobondit shqiptar JP Morgan dhe Deutsche Bank kane derdhur me 4 nentor prane llogarise se Bankes se Shqiperise shumen e arritur prej 300 milione eurosh me interes sic u deklarua 7.5 per qind.

Sikurse eshte rene dakord shlyerja e kredise sindikale 200 milione euro e cila u kontraktua ne vitin 2009 me interes te larte do te kryhet me 26 nentor date qe perkon me pagesen e interesit te radhes per kete kredi. Pra ne shfrytezuam hapesirat dhe afatet ligjore per te pritur daten e pageses se detyrimit.

Gjate kesaj kohe Banka e Shqiperise do te investoje ne instrumente afatshkurtra ditore apo njejavore te ardhurat e eurobondit njejavore per te financuar nevojat e bankave dhe te ekonomise ne teresi. Ne kete pike mund te them se parate e depozituara ne BSH nuk do qendrojne idle por do te investohen duke ndihmuar keshtu dhe ne afatshkurter disa nevoja qe mund te kene bankat e nivelit te dyte kundrejt nje norme interesi me te vogel. Ajo qe dua te them eshte se do te kishim nje humbje me te madhe ne rast se 300 milione eurot e depozituara ne BSH nuk do ti vendosim ne pune deri ne ardhjen e dates 26 nentor.

Mund te na sqaroni operacionin e metejshem se cfare do te behet me eurobondin

Po. Qe ne fillim po ju them se ne daten 26 nentor do te shlyejme kredine tregtare principali i se ciles eshte 192.6 milione euro. Ne kete pike dua te sqaroj opinionin se nga kredia e vitit 2009 deri tani kemi paguar brenda dates 26 nentor 2010 rreth 30 milione euro interesa pra nga 10 milione euro per tri periudhat 6-mujore e fundit prej te cilave perfundon ne daten 26 nentor.

Sa i takon pjeses se mbetur nga te ardhurat e eurobondit rreth 105 milione euro e konvertuar ne rreth 14 miliarde leke do te likuidojme nje pjese te huamarrjes afatshkurter per vitin 2010 kryesisht instrumente 3 6 dhe 12-mujore mosrinovime te nje pjese te ofertave ne ankandet e ardhshme te bonove te thesarit te shtetit. Pra borxhin afatshkurter do ta kthejme ne afatgjate 5-vjecar cka eshte edhe maturiteti i eurobondit.

Pra pjesa e mbetur e eurobondit do te shkoje per shlyerjen e deficitit buxhetor te ketij viti

Per ta sqaruar me konkretisht pasi dhe kete jave do diskutohet buxheti i shtetit 2011 dhe ne menyre qe te kuptohet drejt mund tju them se deficiti buxhetor i ketij viti eshte parashikuar te shkoje ne rreth 38 miliarde leke dhe eshte tashme thuajse plotesisht i financuar. Rreth 10 miliarde leke jane kredi zhvillimi per projekte investimesh cka do te thote se pjesa e mbetur e deficitit prej 28 miliarde lekesh eshte financuar me burime te brendshme. Gjysma e tyre do te zevendesohen nga te ardhurat e eurobondit diferenca e te cilit ka mbetur ne 14 miliarde leke 107 milione eurot e mbetura nga shlyerja e kredise sindikale prej 193 milione euro. Pra huamarrjen e brendshme afatshkurter do ta zevendesojme me obligacione afatgjata 5-vjecare te denominuara ne euro ne shumen rreth 14 miliarde leke. Ne keto kushte ne ndryshojme instrumentet e borxhit ne perputhje me strategjine e menaxhimit te tij duke reduktuar ndjeshem riskun e rifinancimit nuk jemi me nen presionin e rimaturimit te bonove afatshkurtra dhe duke u rikthyer bankave nje pjese te likuiditetit per ta investuar ne sektorin real. Duke filluar nga kjo jave bankat do te duhet te maturojne pra te mos ri-investojne nje pjese te instrumenteve qe ato kane investuar ne portofolin e borxhit publik.

Pra ajo qe po thoni eshte se nuk do te merrni ate sasi parash te planifikuara nga bankat por gati 14 miliarde leke me pak

Po por kjo perfshin dhe nje pjese te bonove qe mban Banka e Shqiperise. Kthimi i borxhit afatshkurter ne afatgjate na jep shume avantazhe. Pra me eurobondin realizojme zevendesimin e borxhit me te shtrenjte me borxh me te lire duke kursyer rreth 1 miliard leke te reja dhe te borxhit afatshkurter me borxh afatgjate. Te dyja keto zevendesime jane ne perputhje te plote me strategjine e menaxhimit bashkekohor te borxhit dhe i sherbejne pozitivisht interesit te publikut. Ne ankandet e ardhshme nuk do te rinovojme te gjitha kerkesat e bankave por do ti konvertojme ne obligacione ndersa nje pjese do ti shlyejme. Eurobondi na solli shume avantazhe per nje menaxhim me te efektshem te financave publike.

Po cfare avantazhi tjeter na krijon marrja e eurobondit pervecse zevendesimit pozitiv te borxhit ekzistues prurjes se valutes dhe kursime ne buxhet

Kalimi i valutes ne euro per ekonomine shqiptare eshte shume i rendesishem pasi akomodon nje pjese te nevojave te sektorit privat per euro ndihmon ne stabilitetin e kursit te kembimit dhe ne bilancin e pagesave. Ajo qe dua te theksoj dhe qe konsiderohet avantazhi i trete por jo pak i rendesishem eshte likuiditeti ne ekonomi. Presioni mbi bankat per te financuar buxhetin e shtetit nepermjet letrave me vlere te qeverise ulet ndjeshem dhe sistemi financiar do te jete ne gjendje te kreditoje tregun biznesin pra ekonomine private. Fakti qe bankave do tu kthejme pas shumat qe do na ofrojne u jep me shume shanse qe ti kalojne per kreditimin e biznesit dhe reduktimin e presionit mbi likuiditetin e tyre afatshkurter.

Jemi ne rregull kur themi qe morem borxh per te shlyer borxhin

Ne fakt per te qene akoma e me ne rregull mund tju them qe ne nuk kemi marre borxh pasi e thene ndryshe eurobondi jo vetem qe u mor me interes te ulet duke reduktuar koston e borxhit por u arrit per nje afat shlyerjeje 5-vjecare. Keshtu qe praktikisht morem nje borxh jo thjesht per te shlyer borxhin por per ta ulur koston e tij dhe riskun e rifinancimit te tij. Gjithsesi marrja e nje borxhi me te lire per te shlyer nje borxh me te shtrenjte eshte jo vetem e duhur por dhe e detyrueshme per ne ne kushtet kur mundemi. Prandaj dhe avantazhet e eurobondit jane te shumta. Mund te thuhet me bindje qe ishte nje operacion shume i suksesshem me rendesi historike per financat publike te vendit tone.

Kur themi qe borxhin e kemi te listuar ne burse mos duhet te kemi parasysh se financat tona tashme ruhen nga syri i kujdesshem i investitorit

Listimi i borxhit ne burse perben nje tjeter avantazh akoma e me te rendesishem. Qeveria do te jete gjithe kohen nen presion ne rast se do te kerkoje te ekzekutoje programe shpenzimesh te larta apo irracionale pasi tregu do ta rrise yield-in e letrave tona me vlere duke dhene mesazhin se aftesia ripaguese e vendit tone behet me e rrezikuar. Per ta ilustruar do tju permendja rastin e Greqise interesat e letrave 10-vjecare te se ciles arriten deri ne 20 per qind ne fund te muajit prill kohe kur ne do te tentonim te dilnim ne treg per here te pare duke rritur presionin mbi qeverine e atij vendi per te marre masa te menjehershme dhe drastike per te permiresuar menaxhimin e financave publike. Ne kete pike mund tju them se nje tjeter aspekt i eurobondit ka te beje me koston e kredise. Interesi 7.5 per qind ishte konsensus nderkombetar i komunitetit te eksperteve financiare pra i shume investitoreve dhe askush nuk mund te gjykoje mbi nivelin e tij. Kjo kosto ishte me e ulet se ajo e vendeve te rajonit me rating te kreditit me te larte.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›