E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta ertifikatat ISO pasaportat biometrike per biznesin

Berat 6 nentor NOA - Ministri i Ekonomise Ilir Meta ishte sot ne Berat per te marre pjese ne ceremonine e shperndarjes se certifikatave ISO 90012008 per shtate kompani qe operojne ne biznesin fason.

Ne ceremonine e zhvilluar ne ambientet e kompanise Center Shqiptare ai shoqerohej nga deputetetet Nasip Naco dhe Lefter Maliqi nga kryetari i Unionit te Dhomave te Tregtise Ilir Zhilla si edhe perfaqesues te USAID-it dhe Kooperacionit Italian.

Kompanite qe u pajisen me kete certifikate nga Metajane konkretisht Meko 98 Lorna Ola-1 Stella Venalisa Center Shqiptare dhe Patrik.

Nderkaq edhe Dhoma e Fasonisteve te Shqiperise u nderua me nje certifikate per bashkepunimin dhe dialogimin e vazhdueshem me homologet e veta jashte Shqiperise. Keto certifikata jepen nga instituti italian Certificazione Di Qualita CDQ.

Kryetari i Dhomes te Fasoneve Gjergji Gjika falenderoi qeverine per mbeshtetjen e vazhdueshme dhe vleresimin maksimal qe i ka dhene dhe po i jep vazhdimisht sektorit fason por edhe biznesit shqiptar ne pergjithesi.

Ndersa Meta tha se me certifikatat ISO te standardeve nderkombetare kompanite do te mund te konkurrojne denjesisht ne tregjet globale.

Sot ju merrni certifikatat e standardeve nderkombetare qe do te thote se ju tashme keni krijuar nje biznes teper konkurrues per tregjet nderkombetare. Kjo tregon se keni ndertuar kapacitete reale qe premtojne me shume gatishmeri per produkte dhe sherbime qe u pergjigjen kerkesave te konsumatoreve evropiane tha ai.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›