E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokatet Nuk ka prova shkencore se dollaret jane fals

Mbrojtja

Avokatet Likaj dhe Gjokutaj kane deklaruar se arresti ne flagrance eshte i paqendrueshem si akt pasi oficeret e agjentet e policise gjyqesore detyrimisht e kryejne arrestimin ne flagrance te personave qe kapen duke kryer nje krim ose ne ndjekje te tyre dhe nga te gjitha aktet qe zoteron akuza nuk provohet qe ata te kene qene duke e kryer ate. Lika ne mbrojtje te klientit te tij Edmond Temali tha se nuk ka asnje ligj te shtetit shqiptar qe ndalon mbajtjen e kartemonedhave qe aludohet te jene false. Sipas mbrojtjes hetimet duhet te kishin pushuar qe ne fazen paraprake pasi nuk ka asnje prove shkencore qe ato te jene false apo prove qe te iniciojne dyshimin mbi falsitetin e tyre. Avokati Likaj tha se nga ajo qe shkruhet mbi kartemonedha ato i perkasin vitit 928 ndersa avokati Likaj deklaroi se kartemonedha te tilla nuk kane qene asnjehere ne qarkullim per individet. Nese ato jane perdorur do kene qene thjesht emetim per transaksione nga vete shteti amerikan tha avokati. Perfaqesuesi i organit te akuzes u kujtoi te pesteve se per vepren penale te falsifikimit te kartemonedhave ata rrezikojne deri ne 15 vjet heqje lirie po deri ne nisjen e gjykimit per kete veper akuza do te beje verifikimet perkatese mbi 101 kartemonedhat ekzaminimin e laptopit te shtetasit maqedonas Zeneli si dhe blloqet e shenimeve dhe vula qe jane gjetur ne automjetin me te cilin udhetonin maqedonasit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›