E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria Mungesa e Gjykates Administrative te krijohet aneks ne Gjykaten e Larte

Tirane 6 Nentor NOA - Mungesa e Gjykates Administrative i shkakton me qindra e qindra milion euro te pervitshme dem ekonomise kombetare dhe qytetareve shqiptare. Dhe pavaresisht se eshte i domosdoshem miratimi sa me i shpejte i saj duke pare gjendjen e sotme krejt te pakenaqshme te perplasjeve shtet/biznes dhe qytetare drafti i tanishem dhe pjese te tjera legjislacioni ne fuqi kane nevoje per permiresime te rendesishme.

Ky fakt u theksua sot gjate forumit akademik mbi permiresimin e projekt-ligjit te Gjykates Administrative i cili u organizua nga Konfindustria ne bashkepunim me TBU/Tirana Business University ku te pranishem ishin perfaqesues profesioniste te zgjedhur nga Gjykata Kushtetuese Gjykata e Larte e Apelit Gjykata e Shkalles se pare Autoriteti I Konkurences Keshilli i larte i Drejtesise Prokuroria e Pergjithshme bota akademike dhe universitare perfaqesues te biznesit etj.

Forumi ishte i pari i llojit te vetem i mbajtur ne nivel akademik per ligjin e shumeperfolur te Gjykates Administrative duke shmangur politizimin e theksuar te deritashem nga partite politike.

Perfundimet e tij kane rendesi te posacme per permiresimin e draftit te paraqitur per miratim ne Kuvendin e Shqiperise si dhe per masat e nevojshme qe duhen ndermarr per te pershtatur ne frymen e tij dhe pjese te rendesishme te legjislacionit ne fuqi.

Konkretisht aty u permend nevoja e krijimit te nje seksioni te vecante administrativ ne Gjykaten e Larte shkurtimit kohor te procedurave te gjykimit ne administrativ ne Gjykaten e Larte zgjatja e afateve kohore te percaktuara me ngritjen e padise etj te cilat perseri kerkojne miratim me shumice te cilesuar votash ne Kuvendin e Shqiperise. Gjithashtu u debatua mjaft per kerkesen e paplotesuar te Konfindustrise per 4- domosdoshmerine e rekrutimit ne masen fillestare deri ne 30 si gjyqtare administrative te eksperteve te caktuar sipas fushave te se drejtes administrative kontabiliste financiere inxhiniere etj. me qellim rritjen e cilesise se gjykimit shpejtesise dhe sipas shembullit te vendeve te zhvilluara demokratike te BE.

Dokumenti perfundimtar i forumit qe do tu dergohet vendimarrjes politike si dhe opinionit publik te se gjithe kraheve me qellim permiresimin miratimin dhe funksionimin sa me te shpejte te Gjykates Administrative.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›