E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heshtja e Lorna-s, dilema brutale e një emigranteje

Nga A. O. Scott*

Heshtja e Lorna-s është filmi më i ri me skenar dhe regji të Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, vëllezërve belg të cilët janë të njohur shumë mirë për stilin e shpeshtë të imitimit që është i njohur në tërë botën.

Një parashikim por një qortim i pafat është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku publiku që i ka për qejf filmat sfidues duket që do të shkoj pas tij gjatë këtij muaji.

Kujtimi për Dardennes, i cili mund të nxjerr një dremitje të kokës, është këtu më shumë premtues të takohet me rrudhje të vetullave nga publiku.

Por, filmi i tyre fiktiv, që ishte në garë në Festivalin e filmit në Cannës (ku dy filmat Rosetta dhe The Child fituan çmimet kryesore në vitin 1999 dhe 2005), është pothuajse i njëjtë në metodë dhe lëvizje edhe tek Heshtja e Lornas, që është një vendosje e mirë sikurse tek secili person që ka njohuri për formën e tyre të re të xhirimit.

Xhirimet janë bërë në qytetin me lagje të rrugaçëve në pjesën frankofone të Belgjikës që quhet Liege, në këtë rast, në një vend tjetër, pra jashtë Seraing, vendlindjes se Dardenne.

Ambienti i preferuar social është ende një zonë gri në mes të proletariatit dhe një nënklase që përfshin imigrantët, kriminelët e vegjël, punëtorët e respektuar të cilët përpiqen të arrin një jetë modeste për të jetuar si duhet.

Sikurse filmat e tjerë të Dardenne, Heshtja e Lorna-s nuk ka fonogram muzikor dhe është një begati e skicuar, e nivelizuar, me kamerë shumë afër fytyrës. Por nëse Dardenne-t janë realist ata po ashtu janë moralist.

Ata kompozojnë fabulën e vështirësive etike me mbi-tone religjioze që duket se rritet qartë në secilin film të ri.

The Son (2002) bart implikimet e Christian në titullin e tyre, temën e tyre të zemërbutësisë dhe vokacionin e protagonistit, një mjeshtëri kjo prej marangozi. Heshtja e Lorna-s me një narracion që kthehet pjesërisht në një shtatzëni misterioze, evokon, lehtë por pa gabime, një gamë amënore që ndërlidhet me biblën pa limit të përrallës për lindjen e Krishtit.

Edhe pse këtu kemi një tufatje të misticizmit apo ndoshta të elegancës atmosfera dominohet nga një materializëm i ashpër të ekonomisë moderne. Gjithçka është për shitje: seksi, nderi, dinjiteti, jeta.

Lorna (Arta Dobroshi), një emigrante shqiptare, që punon si pastruese, ku puna e saj mund të legjitimohet as më pak dhe as më shumë si larëse e rrobave, por e cila është e zënë ngushtë nga një marrje më e madhe e parave nga nëntoka.

I dashuri i saj, Sokoli (Alban Ukaj), është një punëtor që shëtitet, i cili vjen për ta parë atë kur i lejohet udhëtimi. Lorna ka siguruar qëndrim legal në Belgjik nëpërmes martesës së saj mashtruese me një të droguar që quhet Claudy (Jérémie Renier).

Lorna ka sponsorizuar lidhjet me krimin duke paguar Claudy dhe mandej planifikon të divorcohet nga ai kështu që ajo të mund të martohet me një kriminel rus i cili ka nevojë për leje qëndrim. Ideja, për të cilën gjë pajtohet Lorna, është që ti ndihmoj Claudy të merr ndonjë mbidozë, por ai i komplikon gjërat që nga fillimi, ku nën ndikimin e saj, dëshiron të pastrohet nga veprimet e tij.

Parashikimet e Lorna-s si rrjedhim janë të zymta dhe brutale: një dilemë praktike që po është krizë shpirtërore. Ajo është e mbërthyer në mes borxheve financiare dhe obligimeve njerëzore dhe e zënë nga një ndërthurje e interesave vetanake, frikës dhe mëshirës së papërshtatshme.

Edhe pse filmat e tyre rezonojnë me një shqetësim të thellë për të varfrit dhe të margjinalizuarit dhe një nëpërkëmbje të qartë që ka të bëj me aspektet e ndyta të kapitalizmit, Dardennes janë determinist të vështirë. Sikurse filmi i ri që luhet nga Renier në filmin The Child apo punëtori i fabrikës në Rosetta, Lorna së pari është një viktimë e rrethanave dhe një agjente e lirë.

Situata të pamundura nuk mund ta zhvendosin nevojën e zgjedhjeve individuale dhe Lorna është e vlefshme për dashamirësinë jo rreth asaj që ajo është një emblemë e pafajshme e vuajtjeve, por sepse ajo është kokëfortë, parashikuese dhe e gatshme që të futet në aksion.

Dobroshi, me një maturi, me zymtësi modeste që paraqet si brishtësinë dhe mëshirën vendimtare nuk është diçka që do ta harroni menjëherë. Këtu nuk kemi asgjë abstrakte për gjendjen e vështirë të Lornas, madje nëse ajo mund të merret sikurse një simbol i izolimit dhe degradimit që kërcënon miliona njerëz në botën postindustriale dhe globalizimit ekonomik. Sjellja e njerëzishme e saj e bën atë të bezdisshme ndaj botës se krimit dhe po ashtu të shkretë dhe tragjike për fatin e saj.

Heshtja e Lorna-s është i pushtuar dhe i fuqishëm e cila mund të jetë vetëm një mënyrë tjetër për të thënë se është një film i vëllezërve Dardenne. Kjo bije paksa më poshtë standardeve të punës se tyre më të mirë, kjo vetëm pse nuk është një kryevepër. Së paku tre filmat e tjerë jo-dokumentar kanë ardhur afër tek ky status Rosetta, The Son dhe The Child kjo sepse narracioni letrarë i tyre koincidon me dije dhe janë pothuajse komplet të absorbuara në prezantimin e jetës se tyre ashtu si ndodh. Këta filma shihen, kur së pari i shihni ata, si fakte, me gravitet të fort të gurëve apo pemëve dhe vetëm më vonë me një vlerësim të dijës se tyre që e arrin me një mjeshtëri dinake.

Heshtja e Lorna-s, për dallim, duket si një film më shumë i përcaktuar, me një kuptim më të madh, më mirë i shkruar. Filmat e tjerë të Dardenne kanë fituar çmime për aktorin dhe kanë pasur shkëlqim të madh në Cannes, por ky ishte një më unik për skenarin e tij ku fitoj vitin e kaluar, i cili është shumë i mirë por i cli po ashtu mund të jetë si një provë e tyre. Çdo karakter fiktiv, natyrisht, kontrollohet nga forcat e jashtme, por në këtë rast ndryshimi dhe habia në narracion minon kuptimin tonë krucial për autonominë e Lorna-s dhe vetminë e saj.

Vetëm kineastët e mëdhenj mund të shkaktojnë zhgënjim duke e bërë një film që është më pak apo më shumë i dobët dhe Heshtja e Lorna-s është, saktësisht për shkak të kufizimeve, më shumë i arritshëm dhe me më pak përvojë të ashpër sesa Rosetta apo The Son.

Është gjëja më e afërt për një publik që kërkon këto ngatërresa, kërkesën dhe thellësinë e dijës artistike për ta bërë atë sikurse është bërë.

Heshtja e Lorna-s kategorizohet në kategorinë R (Nën moshën 17 vjeçare filmi duhet përcjell me prindër ose kujdestar) Arsyeja: Seksi, nudizmi, dhuna dhe përdorimi i drogës.

(*)The New York Times


HESHTJA E LORNA-S
Premiera në SHBA
Nga 31 korriku në New York dhe Los Angeles.

Skenari dhe regjia nga Jean-Pierre dhe Luc Dardenne; drejtor i fotografisë: Alain Marcoen; montazha: Marie-Hélène Dozo; dizajner: Igor Gabriel; producent: Jean-Pierre dhe Luc Dardenne. Denis Freyd; distributor: Sony Pictures Classics. Gjuha, franceze, shqipe dhe ruse, me titra në gjuhën angleze. Kohëzgjatja: një orë e 45 minuta.

Rolet kryesore: Arta Dobroshi (Lorna), Jérémie Renier (Claudy), Fabrizio Rongione (Fabio), Alban Ukaj (Sokol) dhe Morgan Marinne (Spirou).

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›