E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heshtja e te permbyturve

Nje pjese e Shkodres dhe fushat e Nenshkodres jane shurdhuar nga zhurma e ujit. Tek-tuk ndonje varke mundohet te shpetoje dicka qe mund te kete mbetur pa e marre uji. Ka pasur njerez aty deri disa dite me pare njerez qe krejt te vetem ne perpjekjet e tyre mundoheshin te fitonin betejen e mbijeteses njerez qe sapo kane prekur frytin e pare te rraskapitjes vjen uji dhe i merr. Per here te dyte brenda nje viti qe do te kujtohet si me fatkeqi ne jeten e tyre qe lengon nen uje. Fatkeqesi natyrore keshtu eshte pagezuar per here te dyte permbytja e madhe qe ne hyrje te vitit dukej shaka perballe kesaj qe po ndodh sot. Shirat e sivjetshem kane qene te paprecedente. E gjithe zona veriperendimore e vendit por edhe Mali i Zi po perballen me nje shfrim te papermbajtshem te natyres por Shkodra po vuan me shume.

Fatkeqesia natyrore eshte e qarte ishte e qarte edhe ne fillim te vitit kur shkaktoi muaj te tere vuajtjesh per banoret e varfer te Shqiperise. Ata qe rrine e shohin flasin pak dhe nuk protestojne fare. Nuk protestojne se fatkeqesia natyrore eshte pa seli pa Kryeminister dhe pa Parlament. Qeveria e gjitha eshte aty per ti ndihmuar dhe aksionit te qeverise nuk mund ti gjesh te meta. E vetmja e mete eshte kujtesa. Nje kthim ne janar te ketij viti na kujton premtimet e Kryeministrit dhe Kryetares se Parlamentit per investime dhe per mosperseritjen e asaj qe ndodhi. Ne nje vend premtimesh te pambajtura si Shqiperia kjo nuk ka vlere por kete here premtimet kane te bejne me shembjen e jetes se mijera njerezve kete here premtimet kane vleren e humbjes se pasurive dhe rrezikimit te jetes. Premtimet ndoshta nuk mund ta shmangnin plotesisht permbytjen per shkak te kohes se paket ne dispozicion por mund te evitonin te pakten permbytjen e dyte te Shkodres brenda vitit. Premtimet mund te harroheshin nese kjo do te perseritej disa vjet me vone dhe mund te ribeheshin sic po ndodh por nuk mund te harrohen brenda vitit dhe nuk mund te ribehen njesoj brenda vitit. Ata qe kane humbur gjithcka nen uje degjojne dhe heshtin perseri. Nuk dine kujt ti drejtohen se askush nuk mban pergjegjesi. Ne Parlament mazhoranca akuzonte opoziten se duke mos votuar buxhetin po permbyste Shkodren qe kishte tri dite qe lengonte nen uje. Ne daljet publike te qeveritareve te gjithe fajesojne natyren dhe pak me pak opoziten por askush nuk mban pergjegjesi dhe te permbyturit nuk dine kujt ti drejtohen dhe heshtin. Te permbyturit shohin aksionin qeveritar te shpetimit dhe shfajesojne qeverine por nuk e shpjegojne dot pse ka aksion ne dhjete ditet e fundit kur mund te ishin marre masat ne dhjete muajt e fundit.

Situata e renduar e coi dje Kryeministrin ne Torovice aty ku luftohet per te shpetuar Lezhen dhe ndoshta edhe qytete e fshatra te tjere. Torovica duket si Keshtjella e fundit e rezistences si Kruja e Skenderbeut 600 vjet me pare por lufta kete radhe eshte me ujin. Torovica ne fakt eshte shprehja e vetme e nje qeverisjeje normale dhe si e tille tregon se po te merreshin masat me pare mund te shpetonte edhe Shkodra si e tille akuzon qeverine qe nuk ka marre masat per te evituar permbytjen e Shkodres. Ndersa ne jug te argjinatures te gjithe shpresojne qe te mos rritet niveli i ujit ne veri te saj te humburit e pashprese vetem heshtin. E kush mund ti binde te permbyturit te protestojne ne nje vend ku protesta quhet ende aksion politik kush mund ti beje ata te protestojne kur e dine qe protesta e tyre nuk do te ndryshoje asgje kush do ti binde ata te protestojne per nje qeverisje me te mire ku perfaqesuesit e opozites nuk kane shkuar as te shohin cfare u ka ndodhur Te pashprese thone se po largohen thone se nuk u ka mbetur me asgje thone se bota u eshte mbytur por nuk protestojne. Ata heshtin sepse e dine qe asgje nuk do te ndryshoje ne xhep shtrengojne ato qe kane shpetuar te parat sapo vala e pare e ujit u ka hyre ne dere pasaportat biometrike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›