Rrefimi i nje ish-trafikanti droge
Biznesi i shperndarjes se droges ne Ameriken e Jugut eshte duke u shnderruar ne nje biznes gjithnje e me te sofistikuar ndersa bandat kolumbiane perdorin nendetese artizanale per te cuar kokainen ne Meksike. Anetaret e ekuipazheve duhet qe te durojne nxehtesine e jashtezakonshme kushtet shume te renda sanitare dhe mungesen e hapesires. Ja cfare rrefen per pervojen e tij nje ish-kapiten i nje nendeteseje te tille.
Dita kur jeta e Gustavo Alonsos si korrier droge perfundoi filloi me zhurmen e nje helikopteri. Ishte nje helikopter qe i qendronte mbi krye dhe Alonso mund te degjonte uturimen e tij te fuqishme. Befas helikopteri ndaloi dhe nisi qe te qendronte pezull ne ajer. Alonso tre anetare te tjere te ekuipazhit dhe nje roje nga mafia e droges kolumbiane u mblodhen bashke ne nje hapesire prej 15 metrash katrore ne pritje te nje gjysme nendeteseje qe ndodhej 600 kilometra larg bregut te Meksikes. Ne te ndodheshin edhe 3.5 tone kokaine me nje vlere 8 milione dollare dhe me nje vlere tregu ne rrugen e Majamit prej 80 milione dollaresh. Kontaktet meksikane te cilat duhet qe te merrnin ngarkesen e kokaines ishin kater dite me vonese. Ata kishin njoftuar se anija kishte probleme me motorin. Anetaret e ekuipazhit kishin udhetuar per 12 dite rresht ne nendetesen e vogel e cila kishte nje hapesire jashtezakonisht te vogel per te strehuar gjithcka dhe personat ne bord. Valet e detit perplaseshin me xhamat e nendeteses te cilat ishin edhe e vetmja lidhje qe njerezit brenda saj kishin me boten e jashtme. Burrat duhej qe te jetonin ne nje vend shume te ngushte madje te qendronin ngjitur me njeri-tjetrin dhe ta kalonin pjesen me te madhe te kohes duke luajtur me letra. Rreth ores dhjete te paradites ata befas degjuan nje zhurme. Nga helikopteri ishte leshuar nje rrjete celiku mbi anije e cila e pengonte ate qe te bente perpara. Permes nje megafoni nisen qe te degjonin zera. E dinin se tashme ne drejtim te tyre ishin vene armet e renda te zjarrit dhe se ata nuk kishin asnje shans per te shpetuar. Ne keto kushte e mbyllen motorin dolen jashte dhe iu dorezuan autoriteteve te rojes bregdetare amerikane.
Fillimisht doja qe te vrisja veten thote Alfonso por me pas e kuptova se me ne fund edhe pse ne kete menyre te dhimbshme mund te shpetoja nga ustallaret e droges. Nese do te ishte ne nje burg amerikan ata nuk do te kishin me asnje pushtet ndaj tij dhe nuk do ta merrnin me me zor per te kryer transportin e radhes sic kishin bere per vite me radhe. Alonso u denua per trafik droge dhe kaloi shume vite ne burg dy te paret prej te cileve ne izolim te plote. Pasi e mbaroi periudhen e burgut u kthye ne qytetin e lindjes dhe tashme e kishte lene pas jeten e vjeter dhe te shkuaren e turpshme. Njerezit e botes se droges me te cilet kishte kontaktuar dikur per te kryer punet e erreta te shperndarjes ose ishin vrare ose kishin perfunduar ne burg. Alonso tashme 53 vjec qendron ne tarracen e nje hoteli ne nje qytet port ne Kolumbi me veshtrimin nga horizonti. Alonso nuk eshte emri i tij i vertete. Mafia e droges nuk e pelqen faktin qe nje ish-punonjes i saj nis te flase per te shkuaren. Dhe ne kete qytet qe eshte nje nga pikat kyce te tregtise se droges per bregun e Paqesorit te flasesh per trafikun e droges eshte vecanerisht nje akt i rrezikshem. Per vite me radhe banda droge si Rasrojos apo Aguilas Negras kane zhvilluar nje lufte te gjate neper kontrollin e rrugeve te transportit. Bandat e droges i bejne rekrutimet e tyre ne lagjet e varfra ku njerezit jetojne ne varferi dhe djemte e rinj jane te etur per para. Keto zona kontrollohen nga mafia dhe pikerisht mafia i gjen ushtaret e saj. Nje grua u vra para disa javesh dhe dy te tjera u zhduken pa lene gjurme ne nje akt hakmarrjeje te kryer nga narkotrafikantet pas nje incidenti qe paten ne nje nga transportimet e tyre.
Sipas Alonsos ka dy menyra per tu bere pjese e tregtise se droges. Disa e bejne per te bere para te shpejta per te lare kredite e shtepive dhe per te nxjerre parate per shkollimin e femijeve ndersa ka edhe nga ata qe e bejne pas kercenimeve te mafies. Rasti i Alonsos eshte ai i dyti. Profesioni i tij eshte ai i kapitenit te anijes. Para se te niste te pilotonte anijet me kokaine ai pilotonte anijet e medha te mallrave neper oqean. Jetonte me te shoqen dhe tri vajzat e tij kur e shoqja u semur rende. Mjeket i thane se kishte nevoje per nje operacion qe bente 40 mije dollare. Ai nuk i kishte parate. Me ne fund gjeti nje te njohur qe i ofroi ndihmen e duhur financiare dhe pas operacionit miku i kerkoi Alonsos nje nder. Alonso pranoi qe ta ndihmonte burrin edhe pse e kishte ndier qe ne fillim se per cfare kerkese behej fjale. E si mund ti kishte thene jo Nese do ta kishte bere nje gje te tille nuk do te kishte pasur shanse jete. Keshtu ai nisi nje karriere dyvjecare si pilot i nje anijeje qe shperndante droge. Alonso qe ishte shume i zoti ne punen e tij i bente te gjitha udhetimet pa rene ne sy dhe ne siguri te plote. Nuk kishte pasur asnje incident ne te shkuaren e tij. Ai e conte drogen ne vendin e duhur dhe me pas kthehej ne shtepi. Nderkohe shpresonte se me ne fund pas disa sherbimesh trafikantet do ta linin te lire. Por sipas tij ata nuk te lene kurre te lire dhe fati yt eshte ose te kapesh nga policia dhe te perfundosh ne burg ose te vritesh gjate transportit. Per punen qe kryente i jepnin edhe para dhe i thoshin qe te mos largohej nga shtepia sepse do tu duhej per misionin e radhes. Per jave te tera ai kishte shume frike qe te dilte nga shtepia. Dhe naten kur e kapen ndjeu nje lehtesim te madh brenda vetes. Ne agim pasi kishte udhetuar per disa ore me makine dhe motobarke grupi arriti ne destinacion nje ishull shkembor. Nga varka Alonso mundi qe te shihte njerin prej realiteteve me te perfolura ne qytetin e tij nje ishull ku thuhej se ndertoheshin nendetese me fibra xhami te cilat me pas perdoreshin per transportin e kokaines. Trafikantet kishin krijuar nje sistem shume te besueshem. Anijet ishin thuajse te padukshme nga uji dhe ato ishin te pakapshme edhe nga radaret. Trafikantet ua gjenin zgjidhjen te gjitha problemeve qe u dilnin. Tashme nje e treta e kokaines qe transportohej per ne bregun amerikan behej permes ketyre nendeteseve. Une kisha frike se mos me detyronin qe te futesha ne keto anijeza thote Alonso. Ai ishte mesuar me anije te hapura prej te cilave dukej deti dhe qielli por ato ishin te mbyllura dhe nen uje ishin shume te brishta e mjaft te veshtira per tu drejtuar e mbi te gjitha kishin nje hapesire shume te vogel brenda. Sipas njoftimit te gjithe trafikantet qe do te kryenin transportin e 3 kilograme e gjysme kokaine duhet qe te beheshin gati te niseshin naten. Varka ishte ndare ne tri pjese te gjitha shume te vogla. Njera per drogen tjetra per karburantin dhe tjetra per anetaret e ekuipazhit mua me duhej qe ta drejtoja kete anije. Ishte nje anije qe nuk kishte asnje tualet asnje vend nga ku te merrte drite dhe vetem nje vend ku njerezit mund te rrinin ngjeshur ne pritje te zbarkimit. Anija u nis rreth ores tete te darkes. Te gjithe anetaret e ekuipazhit ishin te pajisur me arme zjarri per cdo rast. Brenda nendeteses ishte nje i nxehte pervelues dhe nje mungese e jashtezakonshme ajri. Te dukej vazhdimisht sikur ishe duke u mbytur dhe e vetmja menyre per te marre ajer ishte qe nje here ne nje ore te dilnim pak ne siperfaqe per te futur brenda nje puhize ajri te paster qe te vazhdonim te merrnim fryme. Ishte shume e veshtire qe te drejtoje nje anije te tille ne oqean te hapur dhe per me teper kur instruksionet ishin shume te qarta per kohen ekzakt te mberritjes ne destinacion. Flinim me radhe edhe pse zhurma qe behej e bente te pamundur gjumin. Duhej qe te pinim sasi te medha uji per te zevendesuar djersen qe na rridhte ne trup gjate gjithe kohes. Burimi i vetem i ushqimit ishte qumeshti i kondensuar. Mafia kolumbiane per transportin e droges kishte nderruar shume anije te tilla ne forme nendetesesh dhe policia deri me tani kishte shtene ne duar vetem 50 cope syresh gjate 20 viteve te fundit. Transporti i droges eshte shume fitimprures. Ngarkesa vete mund te kushtoje gjysme milioni dollare por vlera e tregut te nje ngarkese shpesh mund te shkoje ne mbi 10 milione dollare. Shpesh transportuesit i mbysin keto varka kur kryejne shperndarjen. Edhe ata qe ndertojne keto varka kane nje mision shume te rrezikshem por me te rrezikshem e kane njerezit qe ndodhen brenda varkave ne misionin e tyre te shperndarjes. Ata qe e marrin nje rruge te tille e dine mire sa me sa rrezik eshte gjithcka. Edhe gabimi me i vogel mund te jete fatal per jeten. Udhetimi i Alonsos zgjati 10 dite dhe ai arriti ne destinacion pa asnje incident duke iu shmangur radarit te rojes kolumbiane mrekullisht. Ne destinacion ndenjen 4 ore per te kaluar kokainen nga varka ne nje tjeter varke por kete here me te madhe. Ne kembim moren 20 pako me kartemonedha per nje total 8 milione dollare me kartemonedha te prerjes 20 dollareshe te cilat do tua kthenin shefave te tyre kolumbiane. Pagesa e cdo transportuesi per nje udhetim te tille varion nga 30 mije dollare deri ne 100 mije dollare por Alonso u pagua shume me pak sepse trafikantet ende e benin qe te paguante borxhin qe ai kishte. Per te transporti nuk u be kurre nje mjet fitimi. Kete biznes e mban ne kembe paraja. Nje kile kokaine kushton 2500 dollare ne Kolumbi por ne Europe cmimi eshte 30 mije dollare.
Mendohet se rreth 5 milione kolumbiane jane te perfshire ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte ne tregtine e droges. Kjo eshte arsyeja e luftes ne front te gjere te qeverise kunder narkotrafikanteve dhe rebeleve te FARC-ut qe nuk jane vetem kundershtare te qeverise por edhe furnizuesit me te medhenj te droges ne tregun nderkombetar.
Kjo eshte nje lufte e gjate me shume viktima e ashper. Per sa kohe qe ka konsumatore do te kete edhe prodhues te droges dhe shperndares te saj dhe nder ta shumica jane viktima te nje shoqerie te ngritur mbi antivleren e parase dhe droges.