E Diel, 1 Nëntor 2026

Poeti Haris Vllavianos dhe letersia greke ne shqip

Librat e rinj

Te premten paradite ne mjediset e Fakultetit te Gjuheve te Huaja ne Tirane katedra e gjuhes greke organizoi nje takim me poetin grek Haris Vllavianos. Ishte hera e pare qe e takoja nga afer poetin Haris Vllavianos por sigurisht me poezine e tij isha njohur qe prej vitit 2006 kur patem botuar librin Pas fundit te dashurise. I gjithe prezantimi i poetit per auditorin ishte mjaft interesant i vecante dhe mjaft i vlefshem. Por me duhet ta pranoj qe jo gjithmone krijohet mundesia per realizimin e takimeve te tilla aq me pak nje autor nuk mund te jete i pranishem kudo ku mund te kete lexues. E rendesishme eshte qe vepra e tij te mund te perkthehet dhe botohet ne sa me shume vende e gjuhe te ndryshme dhe nepermjet saj ne do te mund te kuptojme edhe filozofine e vete autorit. Pikerisht pergjate ketyre 18 vjeteve te fundit me veprimtarine tone botuese jo vetem Toena por edhe mjaft shtepi botuese serioze shqiptare jemi perpjekur te ringreme urat e komunikimit edhe me fqinjet tane. Sigurisht qe vemendja jone kryesore do te perqendrohej ne sjelljen dhe botimin ne shqip te pjeses me te mire dhe me te vleresuar te letersise bashkekohore qe levrohej ne keto vende por pa harruar klasiket e ketyre letersive qe edhe pse mund te ishin perkthyer e botuar me pare ishte e natyrshme te perktheheshin serish nga perkthyes te nje brezi me te ri.

Duke e konsideruar nje domosdoshmeri te kohes njohjen e ndersjelle dhe me te thelle te tradites letrare te fqinjeve jemi perpjekur te botojme ne shqip vepra te autoreve te ndryshem te Ballkanit autore kroate serbe rumune bullgare apo turq por me se shumti autore greke duke qene se edhe tradita e shkruar e kesaj gjuhe fillon shekuj me pare dhe i ka dhene njerezimit vepra themelore te fjales se bukur por edhe te mendimit filozofik.

Deshiren e kemi pasur dhe e kemi te madhe mundesite jo gjithmone perputhen me te dhe nuk e kam fjalen ketu vetem per mundesite financiare te finalizimit te nje vepre por sidomos per potencialet intelektuale te realizimit te nje ndermarrjeje te tille. Dhe ketu e kam fjalen pikerisht tek ai institucion pothuajse i padukshem dhe ndonjehere i papermendur me te padrejte qe i ben nje nga sherbimet themelore sjelljes ne shqip te nje vepre te caktuar institucionit te perkthyesit te saj.

Ne promovimet e ndryshme qe i bejme vepres dhe autoreve greke dhe autoreve te tjere te huaj sigurisht qe vemendja kryesore natyrshem dhe me te drejte shkon ne analizen e biografise se tyre letrare apo vlerat e vepres te sapobotuar ndersa sherbimi qe i ben kesaj vepre perkthyesi eshte ne plan te dyte dhe smund te jete ndryshe. Por duhet te pranojme qe ky sherbim i ofruar eshte sa i domosdoshem aq edhe me vlere. Prandaj per ekzistencen tashme te mjaft veprave te perkthyera nga gjuha greke ne ate shqipe duhet te falenderojme me se pari perkthyesit e kesaj gjuhe qe me pasionin dhe dashurine e tyre per te dy gjuhet dhe kulturat tona kane bere dhe bejne nje pune te vyer te pakrahasueshme me asnje tjeter qe mendjet me te ndritura te dy kombeve te flasin dhe ne gjuhen e fqinjit. Do te doja ti falenderoja te gjithe me radhe duke nisur me ata qe ne kemi bashkepunuar me ngushtesisht gjate ketyre viteve disa shume te njohur e me me shume kontribute e disa te tjere me modeste por gjithsesi me vlere poetin shkrimtarin dhe perkthyesin Niko Kacalidha perkthyesin Niko Anagnosti Harallamb Qesko Anthulla Kristo Telemak Koca Vasil Dilo e duke mos harruar edhe perkthyesit e tjere te talentuar Llambro Ruci Sokol Cunga Spiro Xhai Aristotel Spiro Stavri Dajo Niko Gjini Romeo Collako Andrea Zarballa dhe Shpetim Cucka nga greqishtja e vjeter. Keshtu sot flasin shqip autoret me te medhenj te gjuhes greke duke nisur qe nga ata te lashtesise si Homeri Sofokliu Euripidi Aristofani e Ezopi duke vazhduar me poeten Safo por edhe klasiket e koheve me moderne si Jorgo Seferis Janis Ricos Konstandinos Kavafis Nikos Kzanxaqis e duke ardhur te me bashkekohoret si poeti Hari Vllavianos Tito Patrikios Jani Kondos Dhionisis Kapsalis Kiki Dhimula apo prozatoret Dhimitris Nolas Menis Kumandareas Thanasis Valtinos Mihalis Ganas Sotiris Dhimitriu e Rea Galanaki. Po keshtu duhet te themi qe mjaft autore shqiptare jane perkthyer ne gjuhen greke duke filluar me Ismail Kadarene Dritero Agollin Rexhep Qosjen Fatos Kongolin Besnik Mustafajn Mimoza Ahmetin e se fundmi Ben Blushin e Flutura Acken. Por a eshte e mjaftueshme e gjithe kjo prurje ne te dyja gjuhet per te realizuar njohjen e ndersjelle Do te thosha jo eshte nje fillim i mbare qe kerkon nje vazhdim me te planifikuar dhe te kujdesshem qe duhet bere ne radhe te pare dhe ne menyre me profesionale nga strukturat kulturore respektive qe jane ngritur per te funksionuar me qellim percimin e trashegimise kulturore te vendit te tyre ne gjuhe te tjera dhe te mbeshteten financiarisht ne projektet e tyre nga buxhetet e vendeve tona. Te dyja gjuhet si ajo shqipe ashtu edhe ajo greke edhe pse duhet te pranojme qe eshte nje gjuhe shume here me e levruar dhe i ka dhene njerezimit sic thashe edhe me lart kryevepra te fjales se shkruar dhe te mendimit filozofik jane shume te rrezikuara ne sfondin e globalizimit nga gjuhet e tjera te medha qe ne kohen tone te zhvillimeve galopante te teknologjise se komunikimit jane bere me te domosdoshme.

Ndaj detyre paresore e shtreses qe perben ndergjegjen me te larte te kombeve tona qe sigurisht jane intelektualet eshte te nxise strukturat shteterore pergjegjese per trashegimine kulturore qe te sigurojne fonte per perkthimin e autoreve tane ne te gjitha gjuhet te medha apo te vogla qofshin ato.

Ing. Irena Toci
Botuese

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›