Legjendat e Ujit te Madh
Uji i Madh keshtu e quanin shkodranet e vjeter nje vershim te papare te ujerave qe kishte ndodhur andej nga vitet lsquo70 te shekullit XIX. Meqenese ne krahasim me kete vershim te gjithe te tjeret mund te quheshin te vegjel atehere gjithcka ishte ne rregull. Me permbytjen qe vinte befas prej gjithkah prej Liqenit prej Bunes prej Drinit e Kirit qyteti nisi ta mesoje veten se nje e mire e madhe pasuria ujore ishte ne fakt edhe nje mallkim i perkohshem. Ishte nje e keqe e vogel ne krahasim me me te madhen gje qe u kishte dhuruar Zoti apo Allahu me vete jeten. Dhe keshtu nisi qe uji te shihej si nje force e madhe qe nuk mund te perballohet. Ai ban cka din vete thone edhe sot e kesaj dite ne Shkoder. Si cdo marredhenie ne qytete mijeravjecare edhe kjo synon te shnderrohet ne nje legjende. Tashti kemi njerez te permbytur qe presin te teren kemi te tjere qe rrotullojne syte te pafuqishem por kemi edhe nga ata njerezit e kahershem te popullit qe kujtohen per historite e vjetra. Dhe keshtu pak nga pak disa nga njerezit rrine e kujtojne me fort legjendat se sa te sotmen. Shenje e dukshme e nje dorezimi qe nuk ka perse te ndodhe megjithate le te vazhdojme me historite e vjetrahellip
Nuk eshte se ne Shkoder kane qene gjithnje te nenshtruar ndaj ujit. Te pakten ka pasur njerez qe jane munduar te organizojne njerezit per ti bere balle furise se tij. Nje nder ta ishte Filip Parruca tregtar i madh e burre i njohur i Shkodres. Ky ne mesin e viteve lsquo70 te shekullit XIX mori persiper te lidhej me nje shoqeri franceze te specializuar. Kjo per bonifikimin e ujerave rreth qytetit kerkoi 250 napolona ar vetem per projektin gati nje thesar i vertete per ate kohe. Parruca kete shume e pagoi ne mirebesim me shpresen e madhe se do kishte edhe tregtare te tjere qe do te investonin ne sipermarrjen qe do te shpetonte qytetin nga permbytjet. Per te realizuar projektin mberriti ne Shkoder bash e ne shtepine e Parruces nje inxhinier italian Vigentini. Por punes po i vinte era ca si shume para keshtu qe nisi rivaliteti mes francezeve dhe austriakeve. Nga Stambolli mberrin nje tjeter inxhinier. Ky ishte austriak e quhej Menosi. Ky solli me vete nje projekt alternativ i cili per me teper kushtonte edhe me lire. Ky fitoi tenderin e atehershem. Vigentini i derguar nga francezet u largua. Menozi nisi nga puna. Ai ishte perdite ne vendet e punimeve. Por nje dite prej ditesh bie ne Bune dhe mbytet. Punetoret besetyte e pane kete si nje shenje te derguar nga Zoti dhe i braktisen kantieret. Me sa duket menduan atehere me ujin nuk luhet. Projekti deshtoi. Parruca iniciatori nuk mori pas as te hollat e projektit. I zhgenjyer ai u largua me gjithe shtepi e katandi drejt Italise ku pasardhesit e tij jetojne ende diku prane Venecias. Kjo eshte histori e shkruar me projekte dokumente leterkembime. Te gjitha jane te ruajtura por ne popull kjo tregohet si nje gjysme e vertete e si gjysmelegjende. Njesoj sikur te duan te tregojne se mbytja e Menozit ka qene vertet nje mallkim i ardhur nga lart njesoj sikurse vjen vete shiu a bora.
Tani Shkodra eshte serish e mbuluar nga Uji i Madh. Mijera shtepi jane permbytur mijera hektare toke jane nen uje me mijera vete nuk e dine se si do ta kalojne naten uji po kercenon qytetin qe ka kaluar mijera vjet histori. Po ja ku per dreq dalin serish ne skene legjendat a me mire me thane elemente te tyre. Serish ka dale ne skene nje pafuqishmeri e njeriut per ti bere balle natyres. Qeveria mundohet te luaje me ndihmen qe po u jep te pashpreseve por nuk ka thene ende asnje fjale perse ne gjithe keta muaj nuk u be asnje investim serioz perse nuk u zbatua asnje studim i permasave afatgjata asnje hap qe ti mbushte keta njerez me shprese dhe jo me me legjenda. Perse nuk eshte bere thellimi i Bunes Nje projekt qe ka 20 vjet qe diskutohet. Per kete askush nuk jep pergjigje. Perse nuk jane riparuar digat pendet kanalet kullues Askush nuk di te thote gje. Vetem ngrene supet dhe mjaftohen duke derguar makina e lundra qe i cojne njerezit sa me larg shtepive te tyre te ngritura me mund.
Dikur te njejtit njerez qe na drejtojne rrinin me syte nga qielli me shpresen se do te na hidhte ndonje pike shi. Tani pak a shume te njejtet persona ngrysen e gdhihen me syte te parashikimi i motit. Nese vazhdojme qe te rrime ne meshire te fatit Perendise qiellit quajeni si te doni atehere legjendat e Ujit te Madh jo vetem qe nuk do te harrohen por do te nisin te tregohen nga e para. Dhe te jetosh me legjenda ne kohen e internetit nuk eshte shenje fort e mire.