E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heshtja e turpshme ndaj Budes

Ne kete 100-vjetor te Kryetarit te pare te Akademise Shkencore nuk mori pjese as Kryetari i Shtetit as Kryetari i Qeverise dhe per me tej asnje kryetar partie. Ne biseda me shume akademike pas shfaqjes se filmit u shpreh cudia per kete heshtje per kete nenvleftesim ndaj nje figure te shquar te shkences dhe letrave shqipe.

Albert Zholi

Dje ne oren 18-00 hapi siparin konferenca shkencore Jeta dhe vepra e Prof. Doc Aleks Budame rastin e 100-vjetorit te lindjes se tij. Ne kete veprimtari moren pjese te aferm te familjes akademike miq ish- koleg studiues Prof. Dr intelektuale nga te gjitha fushat e shkences dhe shoqerise shqiptare.

Fjalen e hapjes e mbajti Kryetari i Akademise se Shkencave Prof. Dr. Gudar Beqiraj. Me pas fjalen e mori Akademiku Jorgo Bulo i cili foli per rolin qe ka luajtur Prof. Dr Akademiku Aleks Buda ne krijimin e Akademise se pare shqiptare.

Kjo veprimtari pati nje pike kulmore kur ne sallen qe mban emrin e Budes u perurua busti i tij si dhe u shfaq filmi dokumentar kushtuar jetes dhe veprimtarise se Budes i realizuar nga TVSH me skenar dhe regji te Petro Latit.

Akademia e Shkencave e Shqiperise do te zhvilloje nje veprimtari dy ditore per jeten dhe vepren e ketij Akademiku i cili ishte nismetar i themelimit te Akademise se Shkencave. Kjo veprimtari do te zgjase ne datat 22 dhe 23 tetor ku do te mbahen nje sere kumtesash nga Akademike Profesor dhe njerez te shquar ne fusha te ndryshme te kultures. Por cfare u pa ne diten e pare te hapjes se konferences shkencore

Se pari qe ne kete 100-vjetor te Kryetarit te pare te Akademise Shkencore nuk mori pjese as Kryetari i Shtetit as Kryetari i Qeverise dhe per me tej asnje kryetar partie. Ne biseda me shume akademike pas shfaqjes se filmit u shpreh cudia per kete heshtje per kete nenvleftesim ndaj nje figure te shquar te shkences dhe letrave shqipe.

Per me tej ne hapjen e kesaj veprimtarie nuk mori pjese as Ministri i Arsimit dhe as Ministri i Kultures Turizmit Rinise dhe Sporteve. Pra u vu re nje heshtje totale ndaj nje prej figurave me te shquara te Albanologjise nismetarit te krijimit te Akademise se pare shqiptare.

Perpos sa me lart ne kete veprimtari nuk u pane as mediat vizive. Perjashto TVSH dhe News -24 asnje media tjeter vizive nuk denjoi te perkujtonte rolin dhe vepren e Aleks Budes. Duke qene te perditshem ne keto institucione te shkences artit kultures shqiptare te vjen keq kur sheh qe mediat si pushtet i katert qe kane cdo gje te perbashket me Akademiket me njerezit e letrave te lene ne heshtje nje eveniment te tille dhe te vrapojne me shume pas nje lajmi politik.

Jam i bindur se neqoftese do te jepte nje konference per shtyp qofte dhe nje parti politike me elektorat sa vete Komiteti Drejtues i kesaj partie gjithe mediat do te ishin te pranishme. Ndersa ne rastin konkret kur perkujtohet Aleks Buda i cili i kushtoi nje jete gjysme shekullore albanologjise media hesht.

Ne nje shoqeri te civilizuar te emancipuar demokratike respektohen me shume akademiket njerezit e artit kultures shkences ata qe e bashkojne ne nje gjuhen dhe deshirat e popullit. Ndersa ne Shqiperi ndodh e kunderta Ne Shqiperi edhe qeliza me e fundit e shoqerise eshte e politizuar. Politika del mbi shkencen artin kulturen. Politika eshte e para kudo. Por nje gje eshte e qarte. Politika eshte shume e perkohshme ndersa akademike dhe shkencetare si Aleks Buda jane te perjetshem.

As vete politikanet nuk e dine sa kryeministra ka pas Shqiperia pas vitit 1990 por aman e di se kush ka qene per njezet e nje vjet Kryetar i Akademise se Shkencave. Kjo dite mbetet nje dite apel per politiken shqiptare Politikane kthejini syte nga akademiket artistet shkrimtaret. Ata jane ndergjegjja kombit. Ata jane paraqitja me dinjitoze e kombit ne te gjitha konferencat shkencore boterore. Ata jane vete historia e kombit tone.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›