E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perse po e rrezikojme statusin

Nuk ka asnje dyshim se shanset i kemi te pakta. Pra qe do te jete pothuajse e pamundur qe Brukseli te na jape nje opinion pozitiv per statusin e vendit kandidat .... Mjafton te ckodojme disa sinjale qe kane mberritur javet e fundit per te kuptuar se edhe nese opinioni i raport-progresit nuk do te jete teresisht negativ ai nuk pritet te jete te pakten pozitiv. Por edhe nese do te jete nje e mesme per evropianet kjo do te thote nje negativitet pozitiv nese do te perifrazonim nuancat e tyre ne te folur apo te gjykuar. I pari qe mberriti me rezerva ishte Stefan Fule i cili u shfaq ne Tirane me nje leter te ashper permes se ciles i kerkonte Berishes zgjidhjenmadje te shpejte te krizes politike ne vend. Fule linte te kuptonte se ishte teper i shqetesuar per vijimin e krizes politike ne vend duke mos lene asnje hapesire per shpresa se evropianet mund te tolerojne e te mbyllin nje sy perballe katrahures politike ne vend. Edhe pse nuk u shpreh ne trema te sakta e te qarta komisioneri per zgjerim la te kuptoje se mungesa e zgjidhjes se krizes do te ndikoje ne nje pergjigje negative per opinionin e komisionit ne lidhje me statusin. Shqetesime pothuajse te njejta la ne zyrat e Tiranes edhe Herman Van Rpomuy. Modest por i drejtperdrejte babaxhan por i sakte zyrtari i larte i legjislativit europian u kujtoi shtetareve shqiptare se pergjegjesia kryesore per ngadalesimin e procesit i mbetet Shqiperise dhe udheheqesve te saj.Nuk do te mbeste pas ne parashikimet gri edhe vete Tanja Fajon. Pasi e kishte kryer misionin e saj per shpejtim te liberalizimit te vizave sllovenia nuk harroi te kujtontekete here pa buzeqeshjen e saj karakteristike se procesi kerkon nje avancim serioz drejt nje axhende europiane

Te marra vec e vec por edhe te grupuara ne nje mesazhet qe po mberrijne javet dhe ditet e fundit nga nivele te ndryshme te Brukselit duket se do te jene preambula e progres raportit qe pritet te behet publik ne fillim te nentorit. Por pa pretenduar te bej orakullindhe pavaresisht se faktet e mesiperme nuk mund te lihen menjane ne analize te ketij shkrimi jam i shtrenguar te ndalem me gjate ne zberthimin e qendrimeve te cilat flene pas fjalorit te kujdesshem qe perdor Barroso Fyle Rpompuy Fajon apo te gjithe burokratet e tjere te godines se BE-se sa here qe ata vijne ne Shqiperi apo kur perballen me eliten e klases politike te Tiranes. Te marra vec e vec por edhe te grupuaraanalizat qendrimet komentet dhe prognozat e politikaneve te te gjitha niveleve ne BE duket se nyjezohen ne njeamplifikimi i nje ndjesie ne qarqet vendimmarrese te BE-se se ne Shqiperi mungon interesi per reforma. Se politika ne vend asnjehere nuk i ka marre seriozisht ato dhe se reformat jane bere te tilla qe ti sherbejne agonise kaotike qe mbreteron prej me shume se nje dekade ne vendin e vogel ballkanik. Kjo metamorfoze perceptimi pasi ka pasur nje periudhe te arte kur thuhej se Tirana po i perqafon natyrshem reformat po perkthehet vit pas viti ne vonesa dhe shtyrje te proceseve zinxhir integruese nga nje kohe me e afert drejt nje kohe me te larget. Eumlshte nje kohe qe pervecse eshte e larget eshte njekohesisht edhe e papercaktuar madje qe shoqerohet me afate te paqarta ose kaotikisht te paqarta kohore. Po ta shohim ne planin rajonal veme re se shtyrjet e gjata rrezikojne te behen nje norme per vendet e Ballkanit Perendimor. Shtyrje te herepashershme kane pasur proceset ne Mal te Zi nderkohe qe Maqedonia edhe pse eshte bere kandidate ne dhjetor te 2005 po pret akoma nje dite qe te nise negociatat per anetaresim. Rasti i Shqiperise shihet te jete specifik. Diplomate ne Bruksel jane te mendimit se problemi kryesor i vendit te varfer ballkanik ka te beje me te metat bazike te institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike por edhe te proceseve shtetformuese te deformuara sipas qejfit dhe humoreve te atyre qe konsumojne politike ne Shqiperi. Keshtu klima politike e vjeshtes se 2010 eshte pothuajse e kallezuar me periudhen e fillimit te 2003me kohen e prag zgjedhjeve te 2007 apo te asaj te pos-zgjedhjeve te 2009-s. Duket se gjithcka leviz brenda nje rrethi vicioz ne kete dekade te fundit ne politiken vendase. Pra hap pas hapi e skeme pas skeme po ndeshim te njejtat konflikte per organizimin e zgjedhjevete njejtat konflikte post-zgjedhore apo te njejtat skenare te vjedhjes e manipulimit te votes apo te deformacioneve ne kodin zgjedhor ne drejtesi e administrate publike. Ne Bruksel jane te mendimit se nje realitet i tille mbetet teper gri pasi e vendos shoqerine shqiptare perballe nje tjeter divorci tragjik mes ambicieve europianiste te shqiptarit te thjeshte dhe sistemit politik qe pretendon se perfaqeson shqiptaret brenda dhe jashte trojeve te saj. Eumlshte pikerisht ky ngerc qe e ka detyruar Bashkimin Europian ti nxjerre shpesh dhe ne forme ciklike Tiranes kartonin e verdhe paralajmerues. Nuk pritet te ndodhe ndryshe edhe ne kete fillim nentori kur mbi tryezat e kryeministrit te kreut te opozites dhe presidentit te leshohet progres raporti i fundit. Sinjalet thone se ai do te jete i pameshirshem madje mund te shkohet edhe me larg sec jane pergatitur palet ketu ne Tirane. Por edhe nese do te ishte me i zbuturmadje edhe sikur te mos te dorezohej fare nje tjeter gje nuk mund te fshihet apo te axhustohet nga akrobatet politike ne Shqiperi. Fakti se bilanci i raporteve mes Bashkimit Europian dhe Shqiperise po rezulton prej kohesh negativpa asnje te ardhme te qarte dhe pa pike drite ne fund te tunelit. Dhe ketu tek ne askush nuk mund te fshihet pas gishtit. Kudo qofte ky gisht ne seline blu te demokrateve apo ne oborrin roze te Partise Socialiste. Sepse sot dhjete vjet pas frazes se ish-kryeministrit Nano se Evropa eshte nje e shtrire dore mbetemi deshmitare se procesi do te jete skajshmerisht i gjate dhe i prirur dukshem drejt vonesave deviacioneve dhe ndalesave te merzitshme dhe shpresevrasese.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›