E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modeli gjerman dhe xhelozia amerikane

Numri i te papuneve ne Gjermani ka rene ne nivelin e vitit 1992. Eksporti po rritet sikur te mos kete pasur kurre ndonje krize boterore. Situata ne SHBA eshte me ndryshe papunesia eshte rritur atje ne 96 . Fuqia e ekonomise gjermane nuk eshte ndonje sekret ajo bazohet ne eksport thote Thomas Zielke zevedesshef i delegacionit ekonomik gjerman ne Uashington. Fleksibiliteti i madh i sipermarrjeve qe per fat te mire e kemi ne Gjermani mundeson qe te merremi me ate ku jemi te forte - me eksport pohon Zielke. Perderisa ne SHBA eksporti perben vetem 13 te prodhimit te brendshem bruto ne Gjermani ai eshte trefish me i madh. Fjala eshte per mallra te cilat shiten me se shumti ne Evrope. Por aktualisht eksportet gjermane shkojne ne mbare boten. Ne rastet e krizes ekonomike ne tregun e brendshem investimet dhe eksporti jane ato te cilat mbajne ne jete nje ekonomi pohon Robert Shapiro keshilltar ekonomik i qeverise amerikane. Kjo gjithmone ka qene nje prej forcave gjermane. Ajo eshte e strukturuar ne menyre perfekte pohon ai. Kjo eshte arritur sipas tij pas nje periudhe te veshtire pas ribashkimit te Gjermanise. Dalja e shpejte e Gjermanise nga kriza eshte arritur per shkaqe te tjera. Jacob Kirkegaard nga Instituti Peterson per Shenca Ekonomike Nderkombetare shpjegon Ajo qe ka deshmuar modeli gjerman eshte mundesia e perballimit me uljen dramatike te kerkesave ne eksport dhe shitje. Ishte kjo pergjigja e duhur kur dihet se ekonomia funksionon me cikle te caktuara. Nje fleksibilitet i tille i mungon ekonomise amerikane e cila reagon me shume ne baze instiktive dhe largon njerez nga puna. Pas rritjes se kerkeses mungon fuqia punetore. Ndersa modeli gjerman funksionon ndryshe. Por Robert Shapiro thekson se modeli gjerman nuk mund te aplikohet ne SHBA. Mendoj se ka rreziqe te medha per ekonomine gjermane. Si amerikan do te thosha se nuk do ta nderroja ekonomine amerikane me ate gjermane pohon Shapiro. Ai eshte i brengosur per shkak te politikes monetare te Bankes Qendrore Evropiane dhe rrezikut nga falimentimi i disa shteteve evropiane. Gjendja ne Greqi nuk eshte permiresuar shume nderkohe qe duhet shikuar ne drejtim te Frances per shkak te protestave te dhunshme mendon ai. Shapiro dhe Kirkegaard jane te mendimit se edhe orientimi i Gjermanise drejt ekonomise kineze e ka cmimin e vet moral. Gjermania po mundohet te mbetet ne plan te dyte sepse nuk do te rrezikoje eksportin e saj. SHBA-ja ne anen tjeter ka nje pozicion te qarte kur eshte fjala per shkeljen e te drejtave te njeriut qe ka pasoja edhe per eksportin amerikan atje shpjegon ai. Megjithate qeveria e Obames e ka kuptuar domosdoshmerine e eksportit me te fuqishem. Ajo tani po interesohet per modelin gjerman te biznesit. Obama ka paralajmeruar dyfishimin e eksportit brenda pese vitesh shpjegon Thomas Zielke. Megjithate gjermanet edhe me tej jane ne epersi ne tregun e Kines. Pandaj prodhuesit amerikane do ta kene ne kete drejtim dyfish me te veshtire.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›