Heshtje tek selia blu, Berisha nuk ka shkuar prej datës 23. Në selinë e PS nis festa
TIRANË-Kryetari i PD, Sali Berisha prej datës 23 Qershor nuk ka qenë në selinë e PD. Pas daljes për shtyp pak para përfundimit të votimit ditën e zgjedhjeve, Berisha u shpreh se do të njohë cdo rezultat që ka vendosur sovrani, populli.
Pas kësaj në seli është shfaqur zëdhënësja, Majlinda Bregu që komunikoi me shtypin dhe ku njëherë të vetme shpalli dhe fitoren e PD në mbarë vendin. Në daljet e tjera Bregu e Bogdani nuk komentuan më rezultat por kërkuan numërim korrekt të numërimit të votave. Sot selia blu qëndron në heshtje, edhe pse u deklarua se Berisha do të mbërrinte dhe do të mbante një fjalim dhe më pas një mbledhje grupi me PD.
Burime konfirmojnë për News24 se persona në selinë blu shprehen se nuk e prisnin këtë humbje kaq të thellë.
Ndërkaq në selinë e PS ka nisur festa ku simpatizantë të shumtë janë mbledhur dhe po presin shpalljen zyrtare të fitores që tashmë përflitet kudo.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Në selinë e PS nis festa