E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Bulqizë fiton e majta, në zgjedhjet lokale 1650 vota plus

BULQIZË- Në Bulqizë, paralelisht me zgjedhjet e përgjithshme janë zhvilluar edhe zgjedhjet vendore për kryetar bashkie, ku kjo e fundit pritet të kalojë duart e kandidatit të majtë.

Kështu nga 12 kuti të numëruara janë lexuar 8, nga të cilat rezulton se kandidati i PS Mufit Duriçi, është në avantazh me më shumë se 1650 vota përballë Fehmi Tançit të Partisë Demokratike.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›