Emigrantët pasi votojnë, rikthehen në vendet e punës në Greqi
KAKAVIJË- Pas pjesëmarrjes në votime të 23 qershorit emigrantët shqiptarë kanë nisur kthimin në vendet e punës në shtetin Helen.
Vetëm në 24 orët e fundit janë larguar nëpërmjet pikës se kalimit kufitar të Kakavijës 7600 shtetas , ndërsa të dhëna zyrtare bëjnë të ditur se kjo shifër ka qenë mjaft e lartë ditën e djeshme .Janë gati mbi 11 mijë emigrant që janë larguar në 36 orë shifër kjo e cila ndryshon për shkak të fluksit që vijon të ketë në këtë pikë kufitare.
Ardhja e emigrantëve gjatë shoqëroi gjithë javën e kaluar në pikën kufitare të Kakavijës, ku mësohet se në Shqipëri kanë hyrë gati 35 mijë emigrantë.Pjesa dërmuese e tyre janë mundësuar të vijnë nëpërmjet autobusëve të aktivizuara me këtë rast nga subjekteve politikë , të cilët mundësuan ardhjen e tyre falas me autobusët e linjave.
Kanë qenë mbi 120 të tillë të cilët kanë bërë transportin falas në qytetet e jugut kryesisht. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe mijëra emigrant të cilët kanë zgjedhur kthimin dhe pjesëmarrjen e tyre në votime në mënyrë private duke e cilësuar këtë proces të rëndësishëm , për Shqipërinë.
(e.m/News24/BalkanWeb)