‘Mavi-ja” e PS, ngjyra virusale në rrjetet sociale

TIRANË-Euforia e festimeve të fitores së “Rilindjes” shfaqet kudo me ngjyrën lejla, manushaqe apo sikundër e cilësoi në fillim Berisha, mavi.
Mavi, apo lejlja, kjo ngjyrë në Shqipëri po pushton rrjetet sociale dhe vëmendjen e njerëzve. Dhe në Facebook dikush poston foton me tregun, ku sipas tij, dhe qeset në treg nga blu janë vendosur lejla. Sipas personit që publikoi këtë foto në Facebook, zotëria tregtar e ekzagjeroi kur hoqi qeset e plastmasit blu.
Por lejlaja e jargavantë ngjyrosi në rrjetet sociale dhe hënën e datës 23 Qershor që sipas një dukurie natyrore ato ditë sateliti ishte më pranë se kurrë tokës. Kjo ngjyrë që ishte simbol i Rilindjes në fushatën elektorale të PS, sot pushtoi dhe rrugët e Tiranës ku shumë simpatizantë gëzonin fitoren e koalicionit të majtë.
Duket se simpatia për ngjyrën lejla do kaplojë dhe emrin e selisë së PS që deri tani vijon të quhet ende selia rozë.
(d.b/BalkanWeb)