Golem, zhduket 20-vjecari
DURRES- Zhduket pa gjurme nje 20-vjecar nga plazhi i Golemit, familja kerkon ndihmen e policise. Kristo Stambo kishte shkuar ne Durres se bashku me familjen e tij nga Tirana, me qellim pushimet verore. Ata kishin marre nje shtepi me qira ne bregdet, por prej tre ditesh djali i madh i ciftit ka humbur ne rrethana te paqarta. Familjaret jane shprehur pas denoncimit ne policine e Durresit se Kristo vuan nga probleme shendetesore dhe psikologjike.
Burime zyrtare te policise vendore bene me dije per "KJ" se denoncimi eshte bere mengjesin e dites se djeshme nga familjaret e te riut. Kristo ka dale nga shtepia prej pasdites se premte dhe nuk eshte kthyer me. Vonesa ka shqetesuar prinderit qe nisen ta kerkonin gjithandej ne zonen e plazhit, por edhe ne Tirane dhe tek te afermit. Pasi kerkimet private kane deshtuar, cifti Stambo i eshte drejtuar komisariatit Durres per ndihme. Forca te shumta jane vene ne kerkim te 20-vjecarit, por deri dje ne mbremje pa rene ne gjurmet e tij. Policia sqaroi se Kristo Stambo eshte larguar nga shtepia ku pushonin prej disa ditesh familja e tij ne Golem.
Te afermit e tij kane deshmuar ne polici largimin e djalit, i cili sipas tyre vuan nga probleme psikologjike, gje qe veshtireson kthimin ne shtepi. Diten qe eshte larguar 20-vjecari kishte veshur nje bluze ngjyre jeshile me vija, nje pale pantallona gri dhe shapka ngjyre gri, ndersa kishte dhe nje kapele ngjyre blu. Patrullat e uniformave blu kane kerkuar pergjate zones Golem-Plepa-Durres, por pa asnje rezultat, duke shperndare edhe fotografine e te riut ne te gjitha postat e qarkut, policine kufitare dhe komisariatet e vendit.
"Kushdo qe ka informacion per Kristo Stambon mund te njoftoje familjen, e cila jeton ne Tirane, ne numrin 0692956898", njoftoi policia e Durresit diten e djeshme per mediat. Madje edhe nje fotografi e 20-vjecarit eshte shperndare me qellim ardhjen ne ndihme te familjes per gjetjen sa me pare dhe shmangien e ndonje tragjedie te mundshme.
E. A.