E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, vdes i moshuari, 5 te plagosur

Trafik dhe aksidente ne rruget kombetare. Rriten frikshem shifrat e viktimave ne rruge pergjate ketij muaji, ku cdo dite shenohen mesatarisht dy te vdekur ne dite. Nje kembesor humbi jeten dhe 5 persona te tjere u plagosen dje ne tre aksidente te ndryshme ne rrethet Durres, Korce dhe Vlore. Ngjarja e pare ndodhi dje ne mengjes, ne aksin Sukth-Ishem te Durresit. Nje makine me targa DR 6998E, e cila drejtohej nga nje 19 vjecar, ka perplasur per vdekje 70 vjecarin Hasan Shehi. I moshuari po ecte ne kembe afer fshatit Hamallaj, kurse policia ndaloi pas ngjarjes drejtuesin Alfred Bardhi. Policia tha se shkak i aksidentit me pasoje fatale ka qene shpejtesia e mjetit dhe pakujdesia e kembesorit qe kalonte nga nje krah i rruges ne tjetrin. Aksidenti i dyte ka ndodhur ne Vlore, ne vendin e quajtur "Te kripa", ku kamioni qe transportonte transformatorin e ri per qytetin qe ka mbetur ne erresire, eshte perplasur me nje furgon pasagjeresh. Per pasoje jane plagosur tre persona, qe sipas mjekeve gjenden jashte rrezikut per jeten. Kamioni udhetonte nga Tirana per ne Ujin e Ftohte, ku do zevendesohej transformatori i djegur. Ngjarja e fundit ka ndodhur ne superstraden Korce-Qafe-Plloce, ku mbeten te plagosur dy persona, prane stacionit te fshatit Vashtemi. Nje karroce i ka prere rrugen nje makine dhe per pasoje eshte plagosur 54 vjecari Mirosh Braholli. Ndersa me vone u shenua edhe nje tjeter perplasje ne afersi te fshatit Bulgarec, ku u plagos 45 vjecari Luan Lici, qe udhetonte me nje biciklete.

E.A/O.H/D.Z


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›