Disku fluturues "viziton" Shqiperine
Ceshtja e shumedebatuar per ekzistencen e jashtetokesoreve, tashme mund edhe te besohet dicka e tille. Ndersa ne te gjithe boten perpiqen te shpjegojne fenomene te cuditshme apo pamje qe shfaqen ne hapesire per te vertetuar dicka te tille, ne Vlore identifikohet nje mjet i tille. Ka qene nje peshkarexhe e cila eshte nisur per te peshkuar ne oret e mbremjes se djeshme, ne zonen mbas Karaburunit, pikerisht ne vendin e quajtur Gjiri i Dafines, nje zone e qete dhe e papopulluar, eshte identifikuar nje objekt te cilen shpeshhere e kemi, pare e degjuar neper dokumentaret e ndryshem televiziv. Ne oret e para te mengjesit, ky objekt ka qene ne trajten e nje sateliti, me diameter perreth 3 metra. Objekti eshte identifikuar nga tre pjesetaret e ekuipazhit, te cilet ndodheshin ne det, duke kryer aktivitetin e tyre rutine, ate te terheqjes se rrjetave. "Isha duke terhequr rrjetat e peshkimit, ne moment mbi kokat tona kalon nje objekt i madh, qendron vetem 5 sekonda dhe menjehere u zhduk duke u larguar me shpejtesi", rrefen nje prej peshkatareve, Shpetim Alushaj. Me tej, ai sqaron se objekti gjate ikjes leshoi nje shtellung tymi dhe ngjyra e saj ishte gri ne te bardhe. "Dhe ne keto moment ndihem i shokuar, e pamundur. Dukej vertet si nje disk fluturues!", shpreh momentin kur ndodhi ngjarja, peshkatari vlonjat. Per shume njerez mund te jete e pabesueshme teksa degjon keto fjale, por pikerisht syte e tij kane pare kete skene, kete objekt. Kjo ngjarje e cila eshte e perseritur dhe e degjuar mijera here ne vende te ndryshme te botes, duket sikur ka gjetur radhen per tu perjetuar dhe ne vendin tone.