E Diel, 1 Nëntor 2026

Premtimi i Borshardt: Statusi ne BE, shqyrtimi brenda vitit

Ambasadori gjerman ne vendin tone, Bernd Borshardt, siguroi diten e djeshme, se kerkesa e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, do te shqyrtohet brenda ketij viti. Sipas Borshardt, kerkesa do te merret ne shqyrtim, por nga ana tjeter Shqiperia duhet te zgjidhe ngercin ne situaten politike, ku opozita ka braktisur cdo aktivitet parlamentar. Sipas ambasadorit gjerman, te dyja forcat politike ne kete situate jane pergjegjese njesoj per "ngercin" e krijuar, ndaj duhet te gjejne bashkerisht zgjidhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›